• |
ide | kryesore

Sa shqiptarë kanë mbetur në Shqipëri? Drejtoresha e INSTAT nuk di ta thotë ende

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtorja e INSTAT, Elsa Dhuli nuk e ka ende një shifër se sa shtetas shqiptarë jetojnë ende brenda vendit.

Gjatë emisionit “Revieë” në Euronews Albania ajo tha se ka filluar procesi i përpunimit të të dhënave të Censit si dhe anketës dhe në përfundim të kësaj do të bëhet i mundur dalja i numrit të saktë të popullsisë, të banesave si dhe të dhëna të tjera.

Në fakt duhet të themi se Censi filloi në 18 shtator dhe pati një kohë zgjatje deri në 30 tetor. Ne e zgjeruam kohën e grumbullimit, për shkak të identifikimit të zonave me godinat e reja të ndërtuara pas tërmetit. Këto pjesë u identifikuan nga stafi dhe kjo mori kohën e saj, shkoi deri në 15 nëntor, më pas ne vazhduam me një proces verifikmi për të matur mbulimin dhe cilësinë e procesit, për të parë se sa mirë është realizuar.

INSTAT organizoi një vrojtim, ose një anketë pas Censit. Ky vrojtim u organizua në 100 zona të zgjedhura rastësisht në të gjithë territorin e vendit dhe u kryen pyetje dhe intervistë me familje të zgjedhura rastësisht për të kuptuar nëse anketuesi e kishte kryer intervistën si duhej dhe i kishte kaluar të gjitha pyetjet. Në bazë të kësaj ne do të masim edhe përqindjen e mbulimit dhe do të përcaktojmë treguesit e cilësisë, për të vërtetuar që procesi i terrenit ishte cilësor.

Kjo fazë përfundoi në fund të dhjetorit. Tani ne kemi filluar procesin e përpunimit të të dhënave ,të dyja rezultatet do të ballafaqohen dhe ne do të dalim me një shifër cilësor dhe të besueshme e cila do të japë numrin e popullsisë, grupmoshat, popullsinë sipas moshave apo gjinisë si dhe tregues të tjerë, sipas moduleve përkatëse në përmbajtje të pyetsorit”,-tha drejtorja e INSTAT.

Opozita pretendon se në Shqipëri kanë mbetur 1.5 milion banorë, por rezultatet po manipulohet nga INSTAT për të fshehur shifrën e saktë të shqiptarëve që janë larguar nga vendi në 10 vitet e fundit të qeverisjes socialiste.



3 Comments

  1. Fakti qe nuk nxjerrin te dhenat, te cilat jane marre e ruajtur be menyre elektronike, pra e thjeshte per te nxjerre nje perfundim paraprak, te ben te besosh se opozita nuk e ka shume gabim

  2. Pa tjetër që numri i shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri është tepër i vogël në krahasim me ata që jetojnë jashtë kufijve.Flitet për një numër 1,7 milionë që vërtetë është një tragjedi kombëtare. Dhe sigurisht çfarë do thonë rilindasit me krye antishqiptarin më madh të gjithë kohërave.
    Atë që se bënë armiqtë e Shqipërisë me anë dhunës e realizuan me dorën e Ramës!!

  3. Ne kemi nje klase politike qe me mendesine e saj te qeverisje per perfitim personal per vete e stafin e tyre kane degraduar kombin dhe po e humbasin ate. Pangopeshmeria e tyre e pa fund per pasuri vetjake ka krijuar kushtet qe shqiptaret te emigrojne masivisht. Realisht ata sot po drejtojne nje komb qe po shkon drejt asgjesimit te saj si race. Ky eshte nje akt kriminal!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *