• |
ide | kryesore

Lista e fituesve të Emmy Awards

Paparazzi, Slider



Drama e HBO “Succession”, komedia FX/Hulu “The Bear” dhe seriali i kufizuar i Netflix “Beef” ishin fituesit dominues në 75th Emmy Awards të hënën. HBO udhëhoqi natën me nëntë fitore, e ndjekur nga FX/Hulu dhe Netflix me nga gjashtë secila.

Në kategoritë e dramës, “Succession”, e cila përqendrohet në betejën brutale midis disa anëtarëve të një familjeje të pasur për kontrollin e një perandorie mediatike, shënoi gjashtë statuja – seri dramatike, aktori kryesor, aktorja kryesore, aktori dytësor, shkrimtar dhe regjisor.

“The Bear”, ishte fituesi kryesor në frontin e komedisë me gjashtë fitore – seri komedi, aktori kryesor, aktori dytësor, aktorja dytësore, shkrimtare dhe regjisore. Quinta Brunson, krijuesja dhe ylli i “Abbott Elementary”, fitoi një çmim për aktoren kryesore.

Ishte një festë e vonuar për çmimet Emmy, e cila zakonisht mbahet në shtator, por u shty për shkak të grevave të aktorëve dhe shkrimtarëve të vitit të kaluar.

I drejtuar nga Anthony Anderson, shfaqja pati një atmosferë nostalgjike, duke nderuar tituj klasikë televizivë si “All in The Family”, “The Sopranos”, “Cheers”, “Martin” dhe “Ally McBeal” përmes ribashkimeve të aktorëve dhe seteve të kopjeve.

Lista e fituesve të çmimit Primetime Emmy 2023:

Serial dramë

“Succession”

Serial komedi

“The Bear”

Aktore kryesore (dramë)

Sarah Snook (“Succession”)

Aktor kryesor (dramë)

Serial i kufizuar

“Beef”

Aktore kryesore( serial i kufizuar)

Ali Wong (“Beef”)

Aktor kryesor (serial i kufizuar)

Steven Yeun (“Beef”)

Variety special (live)

“Elton John Live: Farewell From Dodger Stadium”

Regjisor

Mark Mylod: “Connor’s Wedding” (“Succession”)

Skenaristi më i mirë 

Lee Sung Jin: “The Birds Don’t Sing, They Screech in Pain” (“Beef”)

Skenaristi më i mirë në serial dramë

Jesse Armstrong: “Connor’s Wedding” (“Succession”)

Variety talk series

“The Daily Show With Trevor Noah”

Reality show

“RuPaul’s Drag Race”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *