• |
ide | kryesore

Grabiti një banesë në Tiranë, vihet në pranga 32-vjeçari nga Prishtina

Lajme, Të fundit



Një 32-vjeçar me inicialet D.O. është vënë në pranga pasi ka kryer një vjedhje në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”. Nga grabitja e kryer ai ka marrë një shumë parash. Pas identifikimit nga policia është bërë e mundur edhe arrestimin e 32-vjeçarit nga Prishtina.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reaction”. Vodhi me dhunë një shumë parash, në një banesë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shtetas, kishte vjedhur me dhunë një shunë parash, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin: D. O., 32 vjeç, banues në Prishtinë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, më datë 15.01.2024, ka vjedhur me dhunë, në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shumë parash. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *