• |
ide | kryesore

U dhunua brutalisht disa ditë më parë, ndërron jetë në QKUK i riu nga Podujeva

Lajme, Të fundit



18-vjeçari që u dhunua brutalisht pak ditë më parë në Podujevë ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ndodhej në kujdes intensiv pasi kishte lëndime të rënda në kokë.

“Pacienti i moshës 18-vjeçare ka qenë duke u trajtuar në Mjekim Intensiv tash e gjashtë ditë. Është pranuar si pasojë e lëndimeve që i ka marrë nga rrahja me mjet të fortë. Ka pasur lëndime të rënda në kokë. Është operuar në Klinikën e Neurokirurgjisë dhe sot ka ndërruar jetë”, ka deklaruar për mediat mjekja Agreta Gashi.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, i riu u godit me makinë dhe më pas u sulmua me mjeteo të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *