• |
ide | kryesore

Tone të larta dhe gati rrihen në rrugë: Spinazzola e Cristante shuajnë në kohë grindjen

-Instant, Sport
Cristante



Një shkëmbim i tensionuar, britma dhe shtytje me njëri-tjetrin. Një rrahje që shkoi shumë pranë konkretizimit në Forte dei Marmi për dy lojtarë të Romës. Bryan Cristante dhe Leonardo Spinazzola po kalojnë ditët e fundit të pushimeve në qytetin toskan. Dy verdhekuqtë, së bashku me një grup miqsh, u përfshinë në një përplasje verbale mbrëmjen e së djeshmes. Videoja e debatit u bë virale në Tik Tok dhe dy lojtarët shihen së bashku me miqtë duke debatuar me një person. Burri në fjalë akuzoi disa anëtarë të grupit se kishin urinuar në derën e një shtëpie.

Lexo më tej: Roma, ovacioni drithërues i Olimpico për Jose Mourinho: “Unë do të qendroj këtu”

Një episod mbi të cilin ndërhyn vetë klubi i Romës, duke lënë të kuptohet se nuk ka patur asnjë rrahje. Për më tepër, Spinazzola dhe Cristante, përsëri sipas rikonstruksionit të verdhekuqve, kanë ndërhyrë për të qetësuar një situatë nervoze. Në përplasje u përfshinë personi që bërtiste në video dhe një mik i dy lojtarëve të Romës. Dy futbollistët u përpoqën të parandalonin që temperamenti të nxehej shumë. Ndërkohë që nga nesër, si Cristante ashtu edhe Spinazzola do të kthehen të stërviten në Trigoria nën urdhrat e José Mourinho.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sport Mediaset (@sportmediaset)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *