• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Si çifti shpërndante kokαinë prej 10 vitesh në Tiranë pa u kapur nga policia

Arkiva, Lajme, Të fundit
policia



Florand Karemani dhe Mamica Korteshi janë çifti i bashkëshortëve që janë arrestuar në zonën e Selitës në Tiranë në kuadër të operacionit “Tempulli 2” për shitje të lëndëve nαrkotike. Burrë e grua jetonin në katin e katërt të një pallati dhe për të kryer aktivitetin kriminal bashkëpunonin me nipin e tyre. Policia nuk kishte mundur dot më herët të dokumentonte përfshirjen në shitjen e drogës për shkak të skemës që ata përdornin prej 10 vitesh.

Apartamenti ruhej dhe survejohej nga kamera sigurie, të cilat mbaheshin në vëzhgim dhe sa herë ndërhyhej për kontroll nga policia, çifti i shpërndarësve të kokainës e asgjësonte drogën në tualet, duke mos lënë asnjë gjurmë. Në këto kushte, burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se nga ana e agjentëve të antidrogës është vepruar me blerje të stimuluar.

Megjithatë në operacionin e së hënën u arrit të kapej sasi e konsiderueshme kokaine, e bërë gati në doza për t’u shpërndarë pasi ndërhyrja u bë nga forcat elitë RENEA, të cilët vunë në pranga të tre, bashkë me nipin. Pas arrestimit të tyre policia u gjeti rreth 1 kg kokainë e pastër, si dhe qindra doza heroine.

Dy bashkëshortët përdornin nipin e tyre, i cili në katin e parë merrte paratë nga blerësit e dozave të kokainës dhe më pas konsumuesi ngjitej në kat të katërt për të marrë lëndën narkotike. Në kuadër të operacionit “Tempulli 2” u goditën 7 grupe kriminale dhe në rang vendi u arrestuan 273 persona. 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *