• |
ide | kryesore

Ndodh në Torino/ Makina del nga rruga dhe hyn në lokal (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit
torino



Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Torino të Italisë ku një makinë është përplasur me vetratën e një lokali duke marrë para disa klientë. Në videon e marrë nga kamerat e sigurisë të publikuar nga mediat italiane duket makina e cila ka humbur kontrollin.

Sipas mediave italiane ngjarja ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit me orën lokale kur klientët po shijonin mëngjesin dhe kafen e parë. 7 persona janë dërguar në spital me lëndime të lehta, por nuk ka raportime për viktima. Sipas mediave lokale, matësi i shpejtësisë në makinë në momentin e përplasjes u bllokua në 115 km/h.

Raportohet se makina që hyri në lokal ishte përplasur më herët me një makinë tjetër dhe në përpjekje për ta shmangur kishte dalë nga rruga. Dy nga të lënduarit janë drejtuesit e automjeteve.

“Mund të ishte një tragjedi e vërtetë, të paktën 10 njerëz mund të kishin vdekur”, – ka thënë për mediat, vajza e pronares së kafenesë. Policia e Torino tha se po heton ende rrethanat e aksidentit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *