• |
ide | kryesore

Rrëzimi i skelës plagosi babë e bijë, arrestohen tre persona të firmës së ndërtimit në Tiranë

Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar tre persona në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku skela e një pallati në ndërtim ra duke plagosur dy kalimtarë. Në pranga u vunë shtetasit me iniciale E. O., E. K. dhe Z. K., përkatësisht pronari i firmës, inxhinieri dhe punëtor ndërtimi.

Incidenti ndodhi rreth orës 10:10 ditën e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet, ku u rrëzuan skelat e një pallati në ndërtim e sipër, duke plagosur dy kalimtarë, 70-vjeçarin H.L. dhe vajza e tij, 45-vjeçarja me I.Sh.



1 Comment

  1. Po pronaret e vertete Veliaj – Xhafa a do arrestohen ndonjehere? Se shume po i qarkullom emri ketij ARLIS-it

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *