• |
ide | kryesore

Lidhjet e korrupsionit/ Si gjeti mbështetje amerikane edhe opozita e “kërpëratave”

Arkiva, Kryesore, Lajme



Një shtrëngim duarsh me politikanë amerikanë, nja dy foto dhe ca fjalë kortezie janë një truk i vjetër i politikës shqiptare si një formë për të legjitimuar mbështetjen përtej Atlantikut dhe për ta shitur më lehtë sapunin për djathë.

Këtë shijë të lë edhe afera që ka denoncuar media amerikane The DailyBeast dhe që përfshin senatorin amerikan Bob Menendez, që për momentin po hetohet nga drejtësia amerikane dhe një politikan periferik të vendit tonë si Korab Lita.

Për të kuptuar rrethanat e kësaj marrëdhënieje që është publikuar si një skandal në mediat amerikane duhet thënë se senatori Bob Menendez është nën akuzë nga drejtësia amerikane për korrupsion në lidhje me shërbimet që ka kryer për shtetet e Egjiptit dhe të Katarit, gjatë kohës kur drejtonte Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë në Shtetet e Bashkuara.

Prokuroria amerikane ka zbuluar se nëpërmjet një biznesmeni të quajtur Fred Daibes dhe një tjetri të quajtur ëail Hana, senatori zhvilloi kontaktet me personalitetet politike të Egjiptit dhe të Katarit, duke siguruar ekskluzivitetin e biznesmenëve në Egjipt dhe duke bërë deklarata në favor të Katarit në këmbim të dhuratave dhe pagesave të konsiderueshme.

Për të kuptuar më mirë se nivelin e ryshfetit vlen të thuhet se gjatë kontrollit të banesës së senatorit Bob Menendez janë zbuluar qindra mijëra dollarë të fshehura në mobiljet e shtëpisë, bizhuteri të shtrenjta që ishin dhuratë nga biznesmenët dhe disa lingota ari, edhe këto dhuratë nga “miqtë” e tij.

Si u arrit takimi i Bob Menendez me Korab Litën e Partisë Demokratike

Korab Lita ishte në vendin e 21 në listën e deputetëve të PD-së për Tiranën në zgjedhjet e vitit 2017. Kur PD dogji mandatet, ai zëvëndësoi Dashamir Shehin dhe u fut në parlament. Zona e Litës ishte në Kamzë, ku ai kishte qenë zv/kryetar i Bashkisë deri në nëntor të 2018.

Mundësinë për t’u lidhur me senatorin amerikan Bob Menendez ia krijoi vëllai i tij Gazmend Lita shkruan The Daily Beast. Gazmend Lita kishte njohje dhe lidhje me biznesmenët, që ndërmjetësuan qëndrimet e senatorit amerikan Menendez dhe qeverive të Egjiptit dhe të Katarit.

Këto lidhje, Gazmend Lita i shfrytëzoi që senatori amerikan, tashmë i paguar mirë me para kesh, dhurata të shtrenjta dhe lingota ari të bente një takim edhe me vëllain e tij, deputet në Shqipëri Korab Litën.

Takimi u bë në Shtator të vitit 2019 dhe u shoqërua me foto dhe një mesazh që jepte “bekimin” amerikan për reformën zgjedhore në Shqipëri.

Si u përdor mbështetja amerikane nga senatori Bob Menendez

Për të kuptuar më mirë se pse i leverdiste Korab Litës takimi me senatorin amerikan Bob Menendez, duhet kujtuar situata politike në vitin 2019.

PD dhe LSI kishin dorëzuar mandatet e deputetëve dhe kishin bojkotuar zgjedhjet lokale të qershorit. Opozita reale ishte në rrugë.

Njerëzit që ishin në fund të listave të kandidatëve kapën shansin dhe mbushën vendet e lira në parlament. Për të bërë dallimin nga opozita reale, ata u quajtën “opozita parlamentare” ose “opozita e kërpëratës”.

Votat e kësaj opozite i duheshin kryeministrit Rama për të ndryshuar Kushtetutën. Por të gjithë e kishin të qartë se njerëzit që përfaqësonin popullin opozitar ishin jashtë institucioneve. Ndaj “opozitës së kërpëratave” i duhej legjitimitet.

Në këtë situatë, Korab Lita siguroi foton me Bob Menendez bashkë me një mesazh inkurajimi se reforma zgjedhore duhej bërë.

“Menendez vleresoi shume inisiativen tone per te perfaqesuar qytetaret ne Parlament dhe per te çuar me tej Reformat e Bllokuara prej nje kohe te gjate, dhe shtoi se perfaqesimi dhe jo Bojkoti i sherbejne Demokracise” shkruante deputeti në mesazhin që shoqëronte foton.

Nuk kaloi shumë dhe pas “mbështetjes amerikane” që mori nga Bob Menendez ai u bë kryetar i grupit të deputetëve të PD-së. Spostoi Rudina Hajdarin dhe u vu në krye të grupit që do të bashkonte votat me Edi Ramën për ndryshimet kushtetuese të 30 Korrikut.

Qëllimi real ishte bllokimi i koalicionit PD-LSI. Preteksti ishin listat e hapura. Dhe ashtu ndodhi.

Raportimi i Daily Beast

The Daily Beast ka zbuluar se Gazmend “Gus” Lita, vëllai i deputetit shqiptar ishte partner në biznes me miqtë e senatorit amerikan. Por jo vetëm kaq.

Sipas dokumentave të gjykatës amerikane, Gazmend Lita ka pranuar se është fajtor në vitin 2022 për drejtimin e një baze të lojërave të fatit në emër të krimit shqiptar. Megjithatë avokatët e Litës kanë deklaruar se klienti i tyre – i cili kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Shtetet e Bashkuara duke drejtuar projekte të ndryshme ndërtimi dhe një restorant me Daibes – kishte së fundmi një punë si “inspektor i ushqimit hallall”, një rol që kërkonte udhëtime të shumta ndërkombëtare.

As Lita dhe as avokati i tij nuk iu përgjigjën pyetjeve të përsëritura me email nga The Daily Beast dhe një i afërm që iu përgjigj një telefoni të regjistruar në emrin e tij pretendoi se Lita ishte jashtë vendit dhe e paarritshme nga telefoni ose shërbimi i mesazheve.

Në një dosje të vitit 2023 në lidhje me dënimin e tij me kusht, Lita kërkoi leje për të udhëtuar në vendlindjen e tij në Shqipëri për të vizituar familjen. Biznesmeni deklaroi se kishte në plan të qëndronte me vëllain e tij, Korab Lita.

Sakrificat e politikanëve shqiptarë për takime në SHBA

Në vitin 2012, Edi Rama pagoi 80 mijë dollarë për një foto me Barak Obamën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke qenë se ligji amerikan e ndalonte financimin e huaj në mbledhjen e fondeve për fushatë, Bilal Shehu u dënua nga gjykata amerikane se mori transfertën bankare “nga një burim i huaj” për të paguar fushatën e Obamës.

Aktakuza nuk e përmendi emrin e financuesit të huaj të këtij operacioni të paligjshëm në SHBA, por Reuters raportoi se personi që përfitoi nga financimi qe Edi Rama. Kongresmeni Dana Rohrabacher i Kalifornisë në atë kohë u ankua se fotoja e Ramës me Obamën u përdor për qëllime “të këqija” për të nënkuptuar një marrëdhënie mes Ramës dhe Obamës gjatë zhgjedhjeve të vitit 2013 në Shqipëri, zgjedhje që e bënë atë kryeministër.

Lulzim Basha loboi me qindra mijëra dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një foto me presidentin Donald Trump para zgjedhjeve të vitit 2017. Por pas deklarimit të financave nga lobisti i tij Nik Muzin, vetë Basha e e pati të vështirë të justifikojë burimin e parave dhe dha disa versione të ndryshme.

Kjo paaftësi e Bashës për të justifikuar origjinën e parave u shfrytëzua nga kryeministri Rama nëpërmjet marrëdhënies me natyrë korruptive që ai krijoi me ish shefin e FBI-së në Neë York, Charles McGonigal. Deri në mbylljen e çështjes, Lulzim Basha kaloi në një kalvar të gjatë hetimi dhe llogaridhënie para publikut./Lapsi.al

 



27 Comments

  1. Vetem respekte per SHBA , mikun gjigand te kombit shqiptar qe shpetoi Shqiperine ne 1920 dhe cliroi Kosoven.Miqesia e kombit shqiptar me SHBA eshte garanci qe ky komb do zhvillohet perkundrejt sulmeve te kelysheve te rusise ne ballkan.

    1. O trap po pse beson se SHBA, shpëtoi Shqipërinë në 1920?!!!
      Pse nuk po e shpëtzon soit nga njeriu më i lig pas Enver Hoxhës??!!
      Pse nuk e shpëtoi në 1945, por ia la Titos e komunistëve?
      Shqipërinë e kanë shpëtuar dhe rrënuar vetëm shqiptarët, amerikanët i kanë dhënë gjithmonë një dorë, por më shumë për keq se për mirë!

      1. SHBA gjithmone do ta shpetojne Shqiperine! Ki besim, ata vonojne pak por kurre nuk harrojne.. jemi me fat qe ne jemi miqte e tyre! I love USA

    2. O i paemer, SHBA i dha licience Enver Hoxhes te pushkatonte, burgoste e internonte gjysmen e shqiptareve!

    3. Shpetoi pidhin e sateme o kokloqe se Amerika ne vitin 1920 kish bere marrveshje me Italine ti jepte jugun. Amerika me Angline donin ta copetonin Shqiperine ne Vitin 1945 dhe sulmuan ne jug por u zmbraps nga forcat partizane. Ne vitin 1946 AngloAmerikanet derguan luftanije per te hyre ne Sarande dhe Shqiperia ja u fundosi duke krijuar ate qe quhet incidenti i Korfuzit. Ne vitin 1949 dhe 1968 perseri AngloAmerikanet bashke me Greket sulmuan por u zmbrapsen me humbje te medha. Ne vitin 1970 AngloAmerikanet bashke me Greket dhe Jugosllavet bene marrveshje te sulmonin dhe copetonin Shqiperine. Veriu do i jepej Jugosllavise dhe jugu Greqise por midis Amerika do mbante 20 milje korridor per te krijuar korridorin e tete. Pasi u analizua situata Nato u terhoq sepse Ushtria dhe fortifikimet tona do ishin nje varr i vertete per ushtaret e Nato. Tani jemi me Ameriken qe na Shkaterroi Ekonomi, Industri, Ushtri, Arsim, Mjekesi, Histori dhe kulture. Te mbajne pa ushtri sa dge vendet ish naziste kane ushtri ndersa ne qe kemi vuajtur nga te huajt nuk na lejojne te kemi ushtri. Te solli drogen, feminizmin dhe paradat gay.Po te shpopullon dhe do te te zhduk si komb o rrobqir i LGBT AMERIKONE

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Bo bo bo sa rëndë qenke, akoma me këto karlliqet e enverit!!!!!!

        O debil sa na ka bërë keq komunizmi dhe neokomunizmi edhe serbi nuk do të kishte bërë, mjafton të krahasosh në të gjitha aspektet, politik, ekonomik, social e kulturor, me Kosovën për ta kuptuar këtë, por sa idiot e komunist qenke një mut do të kuptosh ndonjëherë, njëlloj fajin e ka Saliu dhe Amerika!

  2. ky Lita duket qe ne foto qe eshte kokebole, listat per deputet te Bashes me bekimin e Berishes, dhe pastaj e ka fajin Rama qe ja fut opozites, opozita ja fut vetes qe me zgjedhjen e liderave te cilet vene ne lista injorante si puna e ketij Lites

  3. Plas sherri mes grupit Berisha-Bardhi – Albana Vokshi i kërkon “llogari” Bardhit: Pse Rithemelimi s’ka përfaqësi në Bruksel? Të shtohej Berisha në rezolutë!Korabi trim i salihut

  4. Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. thotë:

    Për aferën ku Rama pagoi 80 mijë dollarë për një foto me Barak Obamën,janë dënuar dy persona,në listë është edhe drogaxhiu Rilindjes,që tani për tani përfiton nga statusi Kryeministrit.Prandaj drogaxhiu duhet të marri litarin e të vetëvaret para se të arrestohet.

    1. E kuptoj ndjenjën e frustrimit që shpreh në komentin tuaj, por është e rëndësishme të mbajmë një qëndrim të qartë dhe të përgjegjshëm kur flasim për çështje ligjore dhe akuzat ndaj zyrtarëve publikë. Gjykimet dhe veprimet ekstreme, si sugjerimi i vetëvrasjes, nuk janë asnjëherë të përshtatshme dhe nuk kontribuojnë në një diskutim të shëndetshëm demokratik.

      Në një sistem demokratik, akuzat dhe çështjet e lidhura me veprimtaritë e zyrtarëve publikë duhet të trajtohen me kujdes dhe në përputhje me procedurat ligjore. Është detyra e institucioneve të drejtësisë të hetojnë, të gjykojnë dhe të vendosin për çdo akuzë, duke respektuar parimin e pafajësisë deri në vërtetimin e fajësisë.

      Është gjithashtu e rëndësishme të përdorim fjalë dhe tone të përshtatshme në debatet publike dhe të shmangim akuzat pa prova të forta dhe të vërtetuara. Nëse keni informacion konkret ose të besueshëm mbi këtë çështje, është e rëndësishme ta ndani atë me autoritetet përkatëse.

      Dialogu konstruktiv dhe i bazuar në fakte është çelësi për zgjidhjen e çështjeve në një shoqëri demokratike.

      1. Hahaha 😝….Sipas te je or Malok Ne duhet te vejme ujqerit te ruajne delet eahhh…!?
        Hahaha….
        Edvin Shkerdharames i duhet pre mandati I vorrimit polotik dhe fizik.Sic Avni Rrustemi i’a preu Esat Pashshkerdhates.
        EDVIN KRISTAQ KRIMI
        TRADHETAR I KOMBIT SHQIPTAR.

        1. Çfarë ke me Esat pashën?!!

          Po ta krahasosh me kohën kur ka jetuar, gjendjen politike të Shqipërisë të sapoformuar si shtet, krahasuar me enver hoxhën, fatos nanon dhe më të ligun edvin langaraqin, Esat Pasha ka qenë Hero!

          1. Dhe Esad Pasha njesoj si Enveri Fatosi dhe ky i fundit Edvin Rama nje lloj prerje kane te gjithe per te vjedhur dhe bere çdo gje kundra Shqiperise e pro Serbise kane vepruar Esadi ishte i pari qe donte ta coptonte Shqiperine pastaj vijne keto te tjeret .lexoje mire historine per Esad Pashe Toptanin dje do ta kuptosh se kush ishte.

      2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Shko mor komunist muti, shikoj komentet e tua për Berishën dhe pastaj na bëj moral, debil muti!

    2. O Zot i madh sa fshatar duket ky Lita.. Pale te lexosh dhe statusin e tij me Bob Mendez sikur ky ishte arkitekti dhe zbatuesi i mender Reformes ne Drejtesi.. Ah o Ed Drama mos befsh hajer me kete qe i ke bere ketij populli dhe vendi..

  5. Sali Berisha, tranformuar në një farë hermiti i politikës shqiptare, gjithmonë gati të ndriçojë skenën me mençurinë dhe përkushtimin e tij të palëkundur ndaj demokracisë, me një sy të mbyllur dhe një buzëqeshje nën mustaqe tek vështron budallenjtë që klithin – ‘o Sali, o hero…’.

    1. Or malok a po merresh me filozofi apo sociologji OR TAJ.
      Shko malok e thithja EdvinQenit,se e paske hak tamam!!!

      1. Po çfarë ndryshimi ka midis atyre që thërrasin “O Sali o hero …..” dhe predikimeve tënde idiote që kërkon të na mbushësh mëndjen se Rama na qenka shëmbëlltyra e demokracisë së kulluar , që nuk duhet trazuar ?

        1. Lexova dicka per kete korab liten dhe interneti thote qe ka qene kandidat i listave te PD qe ka zevendesu Dash Shehin. Tani vazhdoj te shoh ca komente qe fajsojne dhe shajne edi ramen. Nuk po gjej nje lidhje por nje gje kuptoj……edi rama do mbreteroj dhe per shume e shume kohe akoma ne kete vend.

          1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

            Po e vërtetë është, sepse debilat si ti i ka prodhuar me shumicë enver hoxha!

  6. Na bejne moral per demokracine dhe korrupsionit per mua keta jane tempulli i hajdutllikut prandaj i duket ok Rama e Veliaj se shohin veten e vet.

  7. Me dhimbsen patronazhistet qe futin huindet si minj gjirizesh neper portale per te mbrojtur fytyren e ndyte te rilinjes.
    I ushqen partia me kothere, vetem sa per te mbajt frymen gjalle, se keshtu i duhen, te mjere, te shtypur, nevojtare per buken e gojes, qe ti sherbejne partise me zell!

    1. SPAK, si një prokurori speciale antikorrupsion, edhe pse po godet klasën politike, atë në pushtet dhe opozitë, nuk ka shfaqur deri më sot shenja të protagonizmit politik, apo keqpërdorimit politik. Fakti që qeveria është e shqetësuar prej tij, është lajm i mirë edhe për qeverinë, edhe për SPAK. Lajm i keq do të ishte t’i shikonim si dikur prokurorët që dënonin Fatos Nanon si kryetar opozite, se si përqafoheshin me Sali Berishën, që ishte prokurori real.

  8. PO OOOO RROTE KARI E BESON TI SE SKE TRU NE KOKE SE JE TRUSHPLARE SI PUNS JOTE KA PLOT DHE ATO QUHEN PATRONAZHISTE TE PUNESUAR NE ADMINISTRATEN E QEVERISJES SE RIPJERDHJES DHE KUJTON SE E BESOJNE TE GJITHE ME SKAPIN E PARTISE . NA SHKRUAN SE ESHTE PREKURORI SPECIALE ANTIKURRUSION DHE SE NUK KA SHFAQUR DERI ME SOT SHENJA TE PROTAGONIZMIT APO KEQPERDORIMIT POLITIK SE NUK ESHTE KEQPERDORIM QE VETEM ZOTIN BERISHA DHE ZOTI MEHDIU PO I AKUZOJNE PA FAKTE KURSE FAKTET PER INCERENATORET APO PPP E TENDARAT E LLOJ LLOJ VJEDHJESH TI DHE DREJTESIA E SKAPIT TE PARTISE NUK I SHEF…

  9. PO OOOO RROTE KARI E BESON TI SE SKE TRU NE KOKE SE JE TRUSHPLARE SI PUNA JOTE KA PLOT DHE ATO QUHEN PATRONAZHISTE TE PUNESUAR NE ADMINISTRATEN E QEVERISJES SE RIPJERDHJES DHE KUJTON SE E BESOJNE TE GJITHE ME SKAPIN E PARTISE . NA SHKRUAN SE ESHTE PREKURORI SPECIALE ANTIKURRUSION DHE SE NUK KA SHFAQUR DERI ME SOT SHENJA TE PROTAGONIZMIT APO KEQPERDORIMIT POLITIK SE NUK ESHTE KEQPERDORIM QE VETEM ZOTIN BERISHA DHE ZOTI MEHDIU PO I AKUZOJNE PA FAKTE KURSE FAKTET PER INCERENATORET APO PPP E TENDARAT E LLOJ LLOJ VJEDHJESH TI DHE DREJTESIA E SKAPIT TE PARTISE NUK I SHEF…YYTtttt fare e dhjere kuqalashesh me nje fjale ngjyre muti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *