• |
ide | kryesore

Qeveria ‘Kurti’ miraton projektligjin: Shqiptarët e Luginës mund të kenë prona në Kosovë

Lajme, Të fundit
Kurti



Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ‘të drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Kosovë’. Me miratimin e projektligjit, ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu tha se tani shqiptarët e Luginës së Preshevës do të mund të kenë në pronësi prona në Kosovë. Haxhiu kujtoi se duke pasur parasysh rrethanat dhe mungesën e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë, qytetarët e komunitetit shqiptarë në Luginë me dispozitat aktuale në fuqi të ligjit bazik u bëhet e pamundur fitimi i të drejtës pronësore.

“Duke pasur parasysh rrethanat dhe mungesën e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë, qytetarët e komunitetit shqiptarë në Luginë me dispozitat aktuale në fuqi të Ligjit bazik u bëhet e pamundur fitimi i të drejtës pronësore, pra bëhet e pamundur mundësia e blerjes së pronave në Kosovë, për shkak të mungesës së reciprocitetit. Mbi këtë bazë ministria e Drejtësi ka ndërmarrë iniciativë ligjore për plotësim-ndryshim të ligjit bazik e ku qytetarët e komunitetit shqiptar nga Lugina do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit dhe mund të jenë titullar të të drejtave pronësore në Kosovë sipas kushteve të përcaktuara me ligjin bazik”, ka thënë ajo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *