• |
ide | kryesore

“Merkato, si gjithnjë me spekulime. Askush nuk lëviz”: Shehi i mbyll derën ikjeve para Vllaznisë

F1, Sport
Shehi



“Është e vërtet që luajmë përballë një kundërshtari që këto javët e fundit ka bërë mirë. Ka arritur të marr rezultatet maksimale. Është një ndeshje midis rivalëve dhe ndeshje të tilla të cilat luhen edhe në kushte të mira siç është edhe stadiumi “Loro Boriçi”. Orges Shehi është gati për ndeshjen e madhe me Vllazninë, ku Partizani luan vendin e dytë. Të kuqtë kanë tre pikë avantazh ndaj shkodranëve, që vijnë nga një seri prej 6 fitoresh radhazi: “Është një përballje mes dy pretendentëve për të arritur majat, dy skuadra me histori. Ne do të hyjmë në fushë për të bërë maksimumin dhe për ta trajtuar këtë ndeshje me personalitet. Ndeshje të tilla kërkojnë lojtarë që dinë të menaxhojnë situatat dhe dinë t’i interpretojnë ato me personalitet”.

RIKTHIMET

Për të kuqtë kthehet pas skualifikimit Sembene. Nga ana tjetër, Mba, njeriu në qendër të merkatos është grumbulluar me ekipin, edhe pse vështirë se mund ta shohë fushën. “Shpresojmë që të na rikthehet edhe Bintsouka, por gradualisht gjithë kontigjenti po vjen, po kalojnë dëmtimet. Tani është në dorën tonë që t’i japim disa minuta që ata të vijnë gradualisht në gjendjen e tyre optimale”.

Lexo më tejPartizani luajti gjithçka për gjithçka e humbi 650 mijë euro me Mba: Ibrahimi tregon prapaskenën me Celje

“ASKUSH NUK IKËN”

Tekniku Shehi ka fiolur edhe për aludimet e largimeve apo huazimeve të lojtarëve të Partizanit. “Si çdo periudhë merkato qoftë në verë apo në dimër ka spekulime, interpretime për lëvizjet e lojtarëve. Edhe nga ana tjetër nuk besoj se do të kemi dalje, sepse janë të nevojshëm të gjithë. Jemi të ndërgjegjshëm që jo të gjithë lojtarët janë në 100% e vet, pra ende nuk janë rikuperuar dhe ne nuk e kemi grupin e plotë. Kur nuk jemi të plotë gjithë skuadra të gjithë bashkë nuk besoj se do të ketë huazime”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *