• |
ide | kryesore

Partizani luajti gjithçka për gjithçka e humbi 650 mijë euro me Mba: Ibrahimi tregon prapaskenën me Celje

Sport
Celje



Mund të kishin në arka 350 mijë euro në pritje edhe të pothuaj 300 mijë të tjerave në varësi të rezultateve, por kanë tani një Christian Mba në infermieri dhe një bollëk qendërsulmuesish në organikë. Partizani duket se nuk i bëri mirë llogaritë. Nigeriani mund të kishte qenë një tjetër goditje e fortë e merkatos në dalje për Partiznin, por gjërat nuk shkuan si do të donin drejtuesit e të kuqve. Pikërisht kështu, sepse oferta e ardhur nga klubi slloven Celje me 350 mijë euro plus bonuse, që në rastin më të mirë do të çonin shumën në 650 mijë euro, është refuzuar nga Partizani.

Të kuqtë, të mësuar nga rasti Skuka e kërkuan menjëherë të gjithë shumën, pa e shpërndarë në bonuse, por kryesuesit e kampionatit slloven e konsideruar një rrisk të madh për tu marrë përsipër. Partizani nga ana tjetër kishte parasysh dëmshpërblimin që kishte paguar për ta marrë nga Trepca, kështu që nuk lëvizi nga llogorja, duke bërë që operacioni të dështonte.

Lexo më tejMba dëmtohet sërisht, Partizani e nxjerr në merkato: nigeriani ka munguar në gjysmën e ndeshjeve

Për Mba, që në fakt këtë sezon është ndalur mbi të gjitha nga dëmtimet, sllovenët kishin kërkuar informacion nga Agim Ibraimi, ish-lojtari i Dinamos që ka luajtur gjatë në Slloveni. Konsiderata e ish-sulmuesit ishte pozitive, duke sinjalizuar se Mba mund të bënte mirë edhe në kampionatin slloven. Sidoqoftë, palët u ndanë në mënyrën e shtrirjes së pagesës, me Partizanin që i frikësohej mbajtjes fizike të nigerianit, e për këtë arsye këmbënguli për pagesën pa bonuse. Sidoqoftë, Celje në këtë pikë ka hequr dorë nga sulmuesi dhe ka firmosur me dy sulmues të tjerë, duke e braktisur përfundimisht pistën Mba.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *