• |
ide | kryesore

Shpërbëhet Tirana, ikën edhe Doka: Qefalija shitet te Dinamo, Ahamtaj fare pa lojtarë

F1, Sport
Doka



Një sezon për tu harruar për Tiranën, jo aq sa për rezultatet në fushë, sa për mënyrën si po administrohet situata financiare e klubit. Problemet, sado të mundohen të fshihen, janë aty, të kuptueshme nga të gjithë. Shitja e lojtarëve të rëndësishëm si Florent Hasani, ikja më mirë në Kategorinë e Parë si Ardit Hila te Elbasani, merkato e bllokuar për detyrime të prapambetura ndaj katër lojtarëve, e forcuar nga vendimi për të mos bërë asnjë përforcim në janar, për të mos ngarkuar më terpër barrën financiare. Por të gjithë këto nuk mjaftojnë: Albi Doka është praktikisht i shitur dhe Klevi Qefalija u transferua zyrtarisht te Dinamo. Kostot megjithatë do t’i ketë tekniku Julian Ahmataj, i mbetur pa alternativa, me një formacion pa një mbrojtës të djathtë.

ZYRTARIZIMI I TRANSFERIMIT TË QEFALIJAS

“KF Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin e FC Dinamo City për transferimin e mesfushorit Klevi Qefalija”, njoftoi Tirana transferimin e mesfushorit 20-vjeçar, që ka qenë pjesë e akademisë së Tiranës që nga viti 2018. Qefalia në vitin 2022 u shpall kampion me ekipin e parë, ndërsa sezonin e kaluar kaloi edhe një dëmtim të rëndë. Klubi i Tiranës falënderon Qefalinë për kontributin e dhënë me fanellën bardheblu dhe i uron suksese në aventurën e re, a thua se kaq mjafton për të shpjeguar përsë Tirana dobësohet dhe vendos të forcojë një skuadër që mund të futet në lojë për një vend në Final Four. Një vend që mund tia rrëmbejë pikërisht bardhebluve, që me këtë skuadër të limituar, rrezikojnë asgjë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

SHITJA E FSHEHTË E ALBI DOKËS

Kështu, sepse lajmi më i bujshëm është ikja e mbrojtësit Albi Doka. Pas kartonit të kuq të marrë nga ai në ndeshjen me Teutën fshihet tjetër gjë. Lojtari u ndëshkua në shtesë dhe u dënua nga Disiplina për tre ndeshje. Më pas ai nuk u pa në fushën e stërvitjes, duke bërë të aludohej për një dënim të klubit ndaj tij. E vërteta qendron krejt ndryshe, e konfirmuar për Lapsi.al nga burime të besushme brenda klubit. Doka ka një ofertë të parefuzueshme për presidentin Halili dhe lojtarëi ka tre ditë që po merret me transferimin e tij. Negociata është e mbyllur dhe transferimi i pashmangshëm.

Një tjetër likuiditet i rëndësishëm si një frymëmarrje për arkat e Tiranës, që ndërkohë rrudh ndjeshëm organikën, me të cilën këtë sezon duhet të synonte titullin. Me ikjen e mbrojtësit të djathtë, Ahmataj mbetet pa një lojtar të rolit. Btuno Lulaj e ka të vështirë ta intepretojë, pavarësisht se e ka bërë më parë. Më shumë mund ti takojë Rimal Haxhiut, të shpluhërosë tiparet difensive për tu adaptuar si një i djathtë modern, që ngjitet deri lart si një sulmues i shtuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *