• |
ide | kryesore

Video/ Shpërfytyrohet Barcelona: Villareal i shënon 5 në një ndeshje të çmendur

Sport, Video
Villareal



Barcelona humbi 5-3 një ndeshje të çmendur kundër Villareal. Blaugranat e përmbysën fillimisht nga 0-2 në 3-2 me Gündogan, Pedri dhe autogolin e Bailly. Më pas ata pësuan barazimin e Guedes dhe u rrëzuan në kohën shtesë në goditjet e Sorloth ( 99′) dhe Morales (102′).

Yamal ishte lojtari më i rrezikshëm i Xavit në fillim, duke u afruar pranë shënimit të një goli të mrekullueshëm nga goditja e dënimit pas një çerek ore lojë. Menjëherë më pas Joao Felix tentoi të kalojë në avantazh katalanasit me një të majtë në hyrje të zonës, por Jörgensen ishte i pakalueshëm. Në minutën e 21′ Nëndetësja e Verdhë kaloi në avantazh, por goli i Morenos u anulua për shkak të një faulli të Baena ndaj Koundé. Kapiteni përsëriti veten 20 minuta më vonë, me një goditje të përsosur me të majtën pas një asisti nga e majta nga Sorloth. E këtë herë gjithçka ishte e rregullt.

PËRMBYSJE E KUNDËRPËRMBYSJE

Në fillim të pjesës së dytë miqtët dyfishuan: Cancelo humbi topin në mënyrë sensacionale si lojtari i fundit, Akhomach e shfrytëzoi duke dribluar Pena e duke shënuar golin. Në një orë lojë, Gündogan rihapi ndeshjen me një të majtë brilante në spondin e Lewandowski. Pastaj Pedri përfundoi rikthimin në minutën e 68′ me një goditje preçize. Tre minuta të tjera u deshën për përmbysjen me një autogol të bujshëm të Bailly që i dha katalansve avantazhin. Barcelona kërkoi të mbyllte ndeshjen, por Villareal barazoi në kundërsulm në minutën e 84′, me blerjen e re Guedes.

Befasitë nuk kanë mbaruar, sepse në minutën e 90′ akordohet një penallti për vendasit për një prekje me dorë nga Comesana. Pas thirrjes nga VAR vendimi anulohet dhe fitorja mori drejtim tjetër. Në minutën e 99′ Villareal kaloi në avantazh falë një gafe të Inaki Pena, nga e cila përfitoi Sorloth, duke i dhënë skuadrës së Marcelino një sukses të jashtëzakonshëm. Araujo iu afrua barazimit 4-4 në minutën e 101′, por në përmbysjen e fronteve Morales vulosi ndeshjen në 3-5. Nëndetësja e Verdhë tani ka 23 pikë në renditje. Blaugranat mbeten me 44 pikë dhe janë dhjetë distanca nga kreu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *