• |
ide | kryesore

Formati i ri i Champions League e Carabao Cup: kaos kalendari në Premier League

Sport
Carabao



Formati i ri i Champions League me 36 ekipe nuk ka bërë ende debutimin në skenën e futbollit europian, por debatet nuk mungojnë. Rritja e numrit të ndeshjeve është një temë e ndjeshme që është diskutuar edhe në të kaluarën nga lojtarët dhe trajnerët në liga të ndryshme. Por kalendari i ngarkuar është një problem shumë serioz për klubet e Premier League. Në Angli, në fakt, tashmë është skicuar kalendari për sezonin e ardhshëm dhe ka lindur një problem me Carabao Cup, një kupë shumë e rëndësishme në Angli. Ky turne do të sillte mbivendosjen e ndeshjeve me mbrëmjet e Champions League, por edhe me Europa dhe Conference League.

Me grupin unik dhe çdo skuadër të përfshirë në tetë ndeshje në Champions League, kompeticioni evropian do të mbyllë pjesën e parë në janar të vitit të ardhshëm, duke u kryqëzuar kështu me Carabao Cup, që në gjysmëfinale luhet me ndeshje jashtë e brenda. Një format që klubet angleze kanë kërkuar ta ndryshojnë, duke marrë në këmbim një asgjë. Përkundrazi, erdhi konfirmimi nga CEO i EFL se asgjë nuk do të ndryshojë për shkak të mungesës së marrëveshjes mes ligave të ndryshme të përfshira, siç raportohet nga Daily Mail.

Këtë sezon, në gjysmëfinale u shfaqën skuadra si Liverpool dhe Chelsea, të cilët me formatin e ri të Champions do të duhet të luanin një nga dy raundet e fundit të fazës së parë. Një problem përplasjes, por edhe vizibiliteti për kompeticionin shumë të dashur britanik.

PRECEDENTËT

Në fund të fundit, problemi i kalendarit në Angli nuk është asgjë e re. Në të kaluarën disa skuadrave u është dashur të marrin vendime drastike për të rregulluar trafikun e impenjimeve, i cili është i destinuar të rritet nga sezoni i ardhshëm. Në vitin 2019, për shembull, Liverpool i Klopp, kampion i ri i Evropës dhe gati për t’u bërë kampion bote disa ditë më vonë, efektivisht hoqi dorë nga League Cup duke u paraqitur me U-23 kundër Aston Villa (humbje 0-5).
Një rrezik, ai i anashkalimit të Carabao Cup, të cilin tifozët anglezë dhe vetë klubet nuk e shohin me sy të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *