• |
ide | kryesore

Ballkani po armatoset: Vendet e rajonit me furnizime ambicioze në mbrojtje

Arkiva, Kryesore, Lajme



Në mesin e luftërave nëpër botë, pasigurisë gjithnjë e më të madhe dhe tensioneve në rritje në rajon, vendet e Ballkanit së fundmi kanë rritur ndjeshëm buxhetin për mbrojtje. Në të gjitha vendet e rajonit, shpenzimet për mbrojtje janë në rritje nga viti në vit, ndërsa disa prej tyre kanë bërë hapa të rëndësishëm për të furnizuar ushtrinë.

Kosova pajiset me 246 raketahedhës Javelin

Qeveria e Kosovës ka bërë kërkesë zyrtare për blerjen e 246 raketahedhësve anti-tank të tipit Javelin FGM-148F nga ShBA-ja, me të gjitha pajisjet përcjellëse.

Administrata amerikane e ka miratuar në parim shitjen potenciale, e cila do t’i kushtojë Kosovës 75 milionë dollarë, ndërsa duhet të merret drita jeshile edhe nga Kongresi.

Sipas raportimeve, Kosova ka kërkuar të blejë edhe armë të tjera nga ShBA-ja përveç Javelin, por deri tani nuk specifikohet se për çfarë bëhet fjalë.

Shqipëria u furnizua me dy helikopterë Black Hawk

Shqipëria i ka shtuar Forcës Ajrore dy helikopterë shumëfunksionalë të prodhimit amerikan Black Hawk UH-60.

Me to synohet të rritet aftësia e ushtrisë për evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.

Shqipëria ka bërë gjithashtu investime të tjera të rëndësishme në mbrojtje viteve të fundit. Ndër to është ndërtimi i Bazës Ajrore të Kuçovës, një projekt i rëndësishëm në partneritet me NATO-n.

Serbia blen 11 helikopterë luftarakë MI-35P

Në fund të vitit që lamë pas, Serbia pranoi dërgesën e 11 helikopterëve luftarakë MI-35P të prodhimit rus, të blerë nga Administrata Greke e Qipros.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se me këta helikopterë, aftësitë luftarake të ushtrisë serbe janë rritur ndjeshëm, ndërsa paralajmëroi investime të tjera në mbrojtje.

Me dërgesën e fundit, Serbia e rriti numrin e helikopterëve në shërbim të ushtrisë në më shumë se 60 gjithsej.

Serbia gjithashtu ka blerë së fundmi 2 avionë transportues CASA C-295, avion taktik që shërben për transportin e ushtarëve dhe mjeteve i prodhuar nga prodhuesi spanjoll CASA.

Kroacia furnizohet me 12 avionë luftarakë Rafale

Në vitin 2023 Kroacia mori një nga 12 avionët luftarakë Rafale të prodhimit francez. Porosia e plotë pritet të përmbushet deri në vitin 2025, me një investim qindra milionësh nga kroatët.

Rafale është avion luftarak shumërolësh i gjeneratës 4,5+ me dy motorë binjakë, i prodhuar nga Dassault Aviation.

Me blerjen e 12 avionëve të tillë, Kroacia bëhet fuqi rajonale në aspektin e aviacionit luftarak dhe supremacionit ajror.

Në mesin e luftërave nëpër botë, pasigurisë gjithnjë e më të madhe dhe tensioneve në rritje në rajon, vendet e Ballkanit së fundmi kanë rritur ndjeshëm buxhetin për mbrojtje. Në të gjitha vendet e rajonit, shpenzimet për mbrojtje janë në rritje nga viti në vit, ndërsa disa prej tyre kanë bërë hapa të rëndësishëm për të furnizuar ushtrinë./Trtballkan



5 Comments

    1. C’na duhet te komentojme per mbrojtjen ne? Jemi te sigurte,na mbron Nato me greket ne balle. Fundja hapesiren ajrore tonen ata e kontrollojne.Ne i kemi leshuar satelitet ne hapesire qe te mbikqyrin avionet greke

  1. Berisha nuk ka lënë gjë pa bërë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, u ka ‘punuar’ qindin, duke e vjedhur, vrarë dhe shitur dhe pastaj fillon dhe ankohet pse SHBA e ka shpallur ‘non grata’ familjarisht

  2. Greqia dhe Turqia blenë avionë amerikane….
    Vetëm në na falen dy helikopterë, se nuk na sulmon njeri ne..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *