• |
ide | kryesore

Stoltenberg: Ndalja e luftës në Kosovë, e bën NATO-n aleancën më të rëndësishme në histori

Arkiva, Lajme, Të fundit
Stoltenberg: Ndalja e luftës në Kosovë, e bën NATO-n aleancën më të rëndësishme në histori



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përmendur ndërhyrjen e forcës në Kosovë gjatë luftës.

“NATO-ja është Aleanca më e rëndësishme në histori për dy arsye: e para, pse ishim në gjendje të ndryshojmë kur bota ndryshoi. Për 40 vjet e mënjanuam Bashkimin Sovjetik, dhe papritmas Bashkimi Sovjektik nuk ishte më”.

“Dhe më pas njerëzit thanë se NATO duhet të shuhet ose të dalë nga zona e saj, dhe ne dolëm nga zona dhe ndihmuam t’i japim fund dy luftërave brutale etnike në Ballkan, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi apo Kosovë. Dhe pastaj, pas 11 shtatorit, NATO-ja bëri diçka që askush se kishte paramenduar, dhe ajo ishte të dalim në vijë të frontit dhe të luftojmë terrorizmin dhe të ndihmojmë ShBA-në”, tha Stoltenberg. /Klan Kosova



1 Comment

  1. LUFTA DHE PASLUFTA TREGOJN DHELLIMIN PSE U BE LUFTA PER TE PERFITUAR APO PER TE TREGUAR SE LIRIJA DEMOKRACIJA MBROHET NE UNITET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *