• |
ide | kryesore

Video/ Fenomeni Vitor Roque i jep frymëmarrje Barcelonës: goli i parë i adoleshentit thyen 1-0 Osasunan

F1, Sport, Video
Roque



Xavi merr frymë, por jo shumë mirë. Pas njoftimit për dorëheqjen e tij, rikuperimi i ndeshjes me Osasunën e shtyrë për Superkupën e Spanjës kishte marrë konturet e një maje Himalaje nga pikëpamja psikologjike. Barcelona fitoi 1-0 falë golit të parë me fanellën blaugrana të brazilianit 18-vjeçar Vitor Roque. Katalanasit megjithatë shfaqën vështirësitë e zakonshme dhe rrezikuan të barazoheshin. E kjo pavarësisht se skuadra nga Pamplona ishte me 10 lojtarë nga minuta e 67′ për shkak të kartonit të dyfishtë të verdhë për Unai Garcia. E verdha e dytë erdhi për një mbajtje të Vitor Roque: adoleshenti i sapo ardhur nga Atletico Paranaense ishte vendimtar.

ZËVENDËSIM MIZOR

Hyri në lojë në minutën e 62′ në vend të Fermin Lopez, i cili nga ana e tij zëvendësoi Ferran Torres për një problem muskulor në pjesën e pasme të kofshës së djathtë në minutën e 7′. Ferran u largua në lot. Fermin doli në mënyrë të pamerituar duke qenë se në pjesën e parë të tmerrshme të Barçës ishte i vetmi që provoi së bashku me Lamine Yamal. Gjithsesi Xavi e largoi dhe pas 73 sekondash Vitor Roque goditi me kokë një krosim nga e majta të Cancelos, duke shënuar golin vendimtar në një veprim të nisur nga gjithmonë pozitivi Lamine Yamal.

SHTYLLA

Pastaj erdhi përjashtimi i Unai Garcia dhe një mundësi e dyfishtë për Osasunan. Shtyllë e Raul Garcia dhe një pritje brilante e Iñaki Peña në goditjen nga distanca të Moncayola. Barça në telashe dhe pa zëvendësime: ‘dritarja’ e tretë u përdor nga Xavi në minutën e 77′. Sidoqoftë, në fund një fitore dhe avantazhi i pikëve ndaj Athletic Bilbao në vendin e pestë është 5. Një minimum qetësie për një ekip në trazira të vazhdueshme .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *