• |
ide | kryesore

Më 13 shkurt jepet pretenca për Belerin/ Avokati: Duan t’i marrin mandatin e kryebashkiakut

Lajme, Të fundit



Ka mbaruar procesi gjyqësor për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, ndërsa seanca e radhës do të mbahet me datë 13 Shkurt, në orën 14:00, ku do të lexohet pretenca nga Prokuroria.

Pasi doli nga ambientet e gjykatës, avokati i tij, Genc Gjyzari tha për mediat se duan që Beleri të dënohet që sipas tij t’i marrin mandatin e kryebashkiakut.

“Duket qartë që duan ta dënojnë që mos të marrë mandatin e kryebashkiakut. E mbyllëm sot çështjen, presim pretencën”, tha avokati.

I pyetur nëse Beleri ka qenë i dënuar, avokati tha se ka qenë i dënuar më parë, kur ishte i ri.

“E tha specialistja, që ai është i padënuar, është i rehabilituar. ligji është i qartë. Patjetër që ka pasur dënim më herët, por në njeri nuk mund të rri tërë jetën, para 20 vitesh kur ka qenë i ri. E keni aty nuk mund ta shpjegoj dot“, tha avokati.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe u la më pas në masën e “arrestit me burg” nga Gjykata e Vlorës me argumentin se i akuzuari paraqiste rrezikshmëri pasi “siç rezulton edhe nga aktet, ai është i dënuar më parë”. Ai akuzohet për korrupsion në zgjedhje, pasi dyshohet se u kap duke blerë vota.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *