• |
ide | kryesore

Vinin baste sportive, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Lajme, Të fundit



Katër persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Turbulencë”.

Ata kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, për organizimin e lojërave të fatit, si dhe ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve. Në celularët e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për këtë veprimtari, 92 600 lekë të rinj, dhe 475 euro, shuma të përftuara nga ky aktivitet i paligjshëm.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *