• |
ide | kryesore

Video/ Skuka shpëton Partizanin, duke anuluar avantazhin e Spahiut: Shehi e Tetova dalin të nxirë nga stadiumi

F1, Sport, Video
Skuka



90 minuta që duhet të vlenin një mesazh shumë të rëndësishëm në këndvështrimin Final Four, por Partizani e Egnatia edhe këtë herë regjistruan 1-1 e tretë, në tre faza kampionat. Golit të Spahiut nga distance iu përgjigj Xhuliano Skuka në minutën e 90’, duke evituar rënien e parë të kryeqytetasve përballë rrogozhinasve kryesues.

Taipi e Fernando matën pulsin, por episodi më i rëndësishëm i pjesës së parë ishte goli i anuluar Carës në minutën e 32’. Kapiteni i të kuqve u ndal herën e parë nga Sherri, ndërsa në tentativën e dytë shënoi, por me prekjen e Mensah, që ishte në pozicion jashtë loje. Xhajës i shpëtoi ky detaj nga dalja e Sherrit përpara sulmuesit të Partizanit, por VAR qartësoi situatën. Të kuqtë provuan të shfrytëzonin momentin e mirë, duke përfituar nga një Egnatia tepër pritëse, por si Maguette me kokë në të 38’, ashtu dhe Cara në minutën e dytë shtesë nuk gjetën dot rrjetën.

DEVIJIMET QË VENDOSËN NDESHJEN

Egnatia ndryshoi sjellje pas rifillimit, me Tetovën që e kuptoi se duhej tjetër agresivitet përpara për të marrë rezultat. Por si Spahiu në të 48’, ashtu edhe Zejnullai një minutë më pas, nuk e befasuan Qirkon. Mund të kishte bërë shumë më keq Partizani me Carën, që edhe njëherë kaloi Sherri, por jo shtyllën, që mbajti ekuilibrin në rezultat. Jo për shumë kohë, sepse Spahiu në minutën e 59’ goditi nga distance dhe i favorizuar edhe nga një devijim mposhti Qirkon. Një gol që tronditi Partizanin, e që pavarësisht dy sulmuesve të deklaruar me futjen e Skukës e Mba, nuk goditi asnjëherë në portë, deri në minutën e 90’ kur një aksion i gjithi me një prekje u finalizuar nga Skuka, në golin e parë në kampionat me të kuqtë pas rikthimit.

Lexo më tejVideo/ Tirana përmbys Kukësin në fund me dy penallti me VAR: plasin polemikat e forta

Diferenca mes skuadrave mbetet 10 pikë në renditje, por të kuqtë janë të vetmit që i janë gëzuar një fitore në ndeshjet direkte me Egnatian në këtë sezon, atë të Superkupës. Tre ndeshjet e kampionatit deri tani kanë prodhuar vetëm barazim 1-1 dhe të dy ekipet kanë edhe një ndeshje testuese përpara se ta kenë seriozisht në Final Four.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *