• |
ide | kryesore

Red Bull, nis hetimi i brendshëm për Horner: sjellje e papërshtatshme

Sport
Horner



Christian Horner është nën hetim nga ekipi i tij. Kjo është ajo që bën të ditur një lajm gazetaresk nga shtypi holandez dhe gjerman. Red Bull Racing ka konfirmuar se ka nisur një hetim të brendshëm ndaj Team Principal për akuza të rënda për sjellje të papërshtatshme ndaj një anëtari të ekipit. Një lëvizje e qartë kundër pesëdhjetëvjeçarit anglez nga Red Bull, që ndërmori veprime të shpejta duke punësuar një ekspert të jashtëm ligjor për të udhëhequr hetimin.

Organizata në lidhje më këtë tha: “Pas akuzave të fundit që kanë dalë në dritë, shoqëria ka nisur një hetim të pavarur. Ky proces, i cili tashmë është duke u zhvilluar, po kryhet nga një avokat specialist i jashtëm. Kompania po e merr shumë seriozisht çështjen dhe hetimi do të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk do të ishte e përshtatshme për të komentuar më tej në këtë moment”.

Lexo më tejF1/ Red Bull blindon Verstappen me shifrën e çmendur: 40 milionë euro në vit deri në 2028

Episodi nën hetim duket se ka ndodhur në kontekstin e garave të Kupës së Botës së Skive Alpine në Kitzbuhel (fundjavën e kaluar të janarit), ku Horner – bashkëshorti i ish-Spice Girl Geri Halliwell – është i rregullt, ashtu si figura të tjera të shquara si p.sh. austriaku Toto Wolff dhe CEO i McLaren, Zak Brown.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *