• |
ide | kryesore

Tronditet Premier League: futbollisti shtrohet në spital për varësinë nga gazi euforik

Sport
Gazi euforik



Një futbollist i Premier League, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur aktualisht, është shtruar në spital për varësinë nga gazi euforik. Sipas asaj që raportohet nga Daily Mail, futbollisti është shtruar në një institucion të specializuar mjekësor për të trajtuar varësinë e tij ndaj oksidit të azotit. Bëhet fjalë për një gaz potencialisht të rrezikshëm, i aftë të shkaktojë eufori dhe marramendje dhe, në disa raste, kundër-indikacione serioze si humbje e kujtesës dhe sulme në zemër.

Lexo më tej: Williams, mbrojtësi i United thithte gaz nga tullumbaci në makinë, plasin polemikat: “I papërgjegjshëm”

ULTIMATUM PËR LOJTARIN

Sipas një burimi të cituar nga The Sun, “Familja u ndërgjegjësua për problemin dhe menjëherë i kërkoi ndihmë klubit. Djalit iu tha se nëse dëshironte të vazhdonte karrierën, duhej të kërkonte trajtim në një qendër të specializuar. Ky është lojtari i parë i Premier League që u shtrua në spital për varësinë nga oksidi i azotit, por, duke pasur parasysh se sa i përhapur është gazi euforik në mesin e futbollistëve (përfshirë Walker, Grealish, Alli dhe Bailey, të fotografuar duke e përdorur, red.), ai ndoshta nuk do të jetë i fundit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *