• |
ide | kryesore

Video/ Foden merr topin në shtëpi: City përmbys Brentford me tregolëshin e anglezit, -2 nga kreu

F1, Sport, Video
Foden



Manchester City mposhti Brentford në transfertë me rezultatin 3-1 në ndeshjen e fundit të javës së njëzet e tretë të Premier League. Skuadra e teknikut Guardiola ngjitet -2 nga kreu i tabelës (me një ndeshje më pak). Zhbllokoi takimin goli i Maupay në minutën e 21′, por Foden barazoi në kohën shtesë të pjesës së parë (duke shfrytëzuar një gabim të Pinnock). Anglezi u përsërit në minutën e 53′ me një goditje me kokë, në asistin e De Bruyne, përpara se të shënonte trigolëshin personal në minutën e 70′.

FODEN SHOW

Guardiola rigjeti sërish dyshen Alvarez-Haaland që nga minuta e parë, por Mark Flekken është protagonisti absolut i pjesës së parë. Portieri, që lë në stol Strakoshën, ndali konkluzionet e sulmuesve miq me ndërhyrje të jashtëzakonshme. Në minutën e 21′ Brentford kaloi çuditërisht në epërsi me Maupay, i cili përfitoi nga gabimi i mbrojtjes së Citizens. Flekken ndali sërish De Bruyne, por pak më pas kampionët e Europës barazuan me firmën e Phil Foden. Anglezi përfitoi nga rivënia e gabuar me kokë e Pinnock, duke shënuar me të majtën.

Lexo më tejVideo/ Alisson e katranos, Arsenal dërrmon Liverpool dhe rihap kampionatin: Chelsea thyhet në shtëpi

Numri 49 u përsërit në fillimin e pjesës së dytë me golin që përmbysi përfundimisht rezultatin, duke shënuar me një kthesë akrobatike pas asistit perfekt të De Bruyne. Ruben Dias dhe Gvardiol ishin vendimtarë pas një ore lojë duke ndalur Norgaard dhe Maupay të barazonin në 2-2. Më pas mbrëmja perfekte e anglezit u kurorëzua në minutën e 70′ me vulën e tij të tretë, e cila erdhi me një depërtim të përsosur qendror në spondin e Haaland. Ky sukses e çon Manchester City në 49 pikë, po aq sa Arsenal dhe dy më pak se kryesuesi Liverpool (por me një ndeshje më pak se Gunners dhe Reds), ndërsa vendasir mbeten në kuotën 22.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *