• |
ide | kryesore

Basha për Berishën: Ka humbur busullën, është krusur nga pesha e medaljeve

Arkiva, Lajme



Lulzim Basha ka vijuar turin e tij të takimeve me simpatizantë dhe votues të djathtë dhe kësaj radhe ka ndaluar në Vlorë.

Gjatë fjalës së tij, Basha foli për “ata që kanë humbur busullën politike”, duke thumbuar kështu ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Bashës, busullën e humbën edhe “ata që janë krusur nga pasha e medaljeve të marra nga demokratët, por që në ditën më të vështirë të PD nuk u gjendën aty as për demokratët”.

“Vlora dhe vlonjatët kanë ditur t’i vlerësojnë gjithmonë në histori, njerëzit të cilët kanë sakrifikuar nga vetja për diçka më të madhe se vetja. Këtë bënë dhe demokratët në Vlorë. Në një moment kur ishte lehtë të tërhiqeshin pas, në një moment kur nuk ishte e vështirë të humbje rrugën, e bashkë me të edhe arsyen edhe motivimin, edhe vet orientimin ose busullën politike, siç e humbën shumë nga ata të cilët ne i kishim vendosur në piedestal.

Siç e humbën shumë ata që janë krusur nga pasha e medaljeve të marra nga demokratët, por që në ditën më të vështirë të PD nuk u gjendën aty as për demokratët, as për votuesit tanë as për vlerat e familjes tonë. Koha tregoi diçka tjetër, se forca e vërtetë e kësaj force politike nuk qëndroi kurrë tek njëshi, apo te dyshi apo te treshi. Me meritë apo pa meritë, siç me të drejt ka evidentuar analiza politike e këtyre muajve në degët e ndryshme të Shqipërisë.

Duke mbajtur kriterin kush shan më shumë, është i parë, po shkojmë drejt komunizmit.

Forca e vërtetë e Partisë Demokratike ka qenë gjithmonë motivi i bashkimit në këtë familje, që është t’i shërbejmë njerëzve, të jemi këtu me njerëzit dhe për njerëzit. Lidershipi i vërtetë i PD janë demokratët. Janë njerëzit të cilët i përkasin familjeve të mëdha të Vlorës, të cilët janë pronarët, të përndjekurit, intelektualëve, profesionistëve, përfaqësuesve të sipërmarrjes.

E djathta tradicionale shqiptare, dyert e mëdha të Vlorës, pronarët dhe të përndjekurit, sipërmarrja e ndershme të gjithë bashkë e dinë fare mirë se PD ka lindur si një tjetër, ndonëse rrugës shpesh prej këtyre vlerave u tradhtuan apo nuk u shërbyen ashtu siç u deklaruan në fillim. Duke nisur me të përndjekurit politik, duke vazhduar me pronarët, të zhgënjyer edhe nga PD. Kjo s’do të thotë që ky taban të zhduket, përkundrazi është kthyer në një shumicë dërmuese kundër kësaj të keqje. Nëse do i dorëzoheshim epsheve të pushtetit do ishte shumë e thjesht.

Kriteri i parë, s’ka nevojë për zgjedhje për kryetar, s’ka nevojë për zgjedhje për kryesi. Kush e ka zërin më të fortë, kush shan, më shumë ai do jetë i pari. I dyti që shan më shumë do jetë i dyti, sharësit më të mëdhenj do të jenë kandidatët për deputet dhe filozofia jonë do të jetë në kundër të gjithëve sepse ne jemi shpëtimi. Kjo rrugë e rreme ka krijuar të këqijat më të mëdha për shoqërinë. Kështu lindi komunizmi. Kjo përqasje përjashtuese, nihiliste negativiste pa asnjë alternativë përveç sulmit, është fara për të krijuar një të keqe tjetër siç është e keqja aktuale”, tha Basha.



3 Comments

  1. O faqe zi! Do shohim gallate me ty, ku ke mbeshtetes ti , o njeri i pafytyre, mbeshtetesit e tu tv i tregon vetem kurrizin apo kapelen, paske qend rob i trashe dhe i pa moral fare, ore duket Rama lule para teje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *