• |
ide | kryesore

Gjykata lë në burg mashtruesin me viza amerikane

Arkiva, Lajme



Edhe pse nuk pranoi asnjë nga akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria e Tiranës, gjykata nuk është bindur nga dëshmia e Renato Nastos dhe ka vendosur masën “arrest me burg” për të riun.

Ky i fundit akuzohet se kishte ngritur një skemë të mirëfilltë mashtrimi ku kishte arritur që përmes falsifikimit të dokumenteve të ndihmonte qytetarë të ndryshëm që të përfitonin viza në ambasadën amerikane kundrejt shumës prej 10 mijë euro.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke lënë në qeli Naston, ndërkohë që në burg la edhe të akuzuarit e tjerë Klaudio Leçini, Klaus Kapedani dhe Xhemal Seseri. Ndërsa në “arrest shtëpie” u vendos Klea Prifti.

Renato Nasto përpara gjykatës tha se nuk kishte mashtruar askënd dhe nuk ka falsifikuar dokumente.

Sipas tij, ai kishte ndihmuar disa qytetarë për aplikimet kundrejt shumave 100 deri në 150 euro, por asgjë të jashtëligjshme.

Nga ana tjetër, të arrestuarit e tjerë kur janë pyetur nga gjykata kanë kërkuar ndjesë.

I riu kishte hapur një faqe ne rrjetet sociale ku reklamonte vizat e përfituara nga klientët e tij.

Aktiviteti illegal u zbulua nga vetë ambasada e cila lajmëroi autoritetet.

Renato Nasto sipas akuzës, përpilonte dokumentet dhe falsifikonte vulat duke ua bërë klientëve të tij më të lehtë për tu intervistuar në ambasadë.

Ai madje siguronte dhe raporte kualifikimi false për klientën për të bindur stafin e ambasadës në dhënien e vizave 10-vjeçare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *