• |
ide | kryesore

Pas Vlorës dhe Memaliajt, bie zjarr edhe në Fier

Lajme, Të fundit



Një zjarr masiv përfshiu mbrëmjen e sotme një sipërfaqe me shkurre në fshatin Hambar të Fierit. Flakët u përhapën me shpejtësi dhe rrezikuan shumë banesa. Një prej banorëve të zonës tha se zjarri kishte përmasa shumë të mëdha dhe nëse nuk do kishte pasur ndërhyrje nga zjarrfikësit rrezikoheshin rreth 13 banesa.

“Ka rënë edhe herë të tjera. U rrezikuan edhe banesat po zjarrfikësit sakrifikuan shumë dhe fikën zjarret. Janë djegur shkurre. Ka ardhur afër U rrezikuan rreth 12-13 banesa. Sikur të mos kishte pasur ndërhyrje këtu…nuk e di domethënë unë i lëviza të gjitha çfarë kisha. Zjarr të tillë nuk kam parë”, u shpreh njëri prej banorëve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *