• |
ide | kryesore

Video/ Loftus-Cheek e Leao, tris i Milan ndaj Rennes: Qarabag surprizues, edhe Xhixha në fushë

F1, Sport, Video
Milan



Janë mbyllur ndeshjet e para të playoff në Europa League, me katër ndeshjet e mbrëmjes së vonë. Milan hedh një hap të sigurtë drejt kualifikimit, duke shpartalluar 3-0 Rennes me dygolëshin e Loftus-Cheek e golin e Leao. Fitore e madhe e Qarabag, që shkoi të fitonte 2-4 në Portugali kundër Bragës. Sukses edhe për Benfica, ndonëse ngushtësisht ndaj Toulouse. Barazimi i vetëm ishte ai 0-0 mes Lens e Freiburg.

MILAN – RENNES 3-0

Mbrëmje madhështore për Milan që mundi Rennes 3-0 në San Siro në ndeshjen e parë të play-off të Europa League. Pasi Leao goditi traversën në fillim të ndeshjes, kuqezinjtë ruajtën kontrollin e lojës. Skuadra e teknikut Pioli zhbllokoi ndeshjen në minutën e 32′ me një goditje me kokë të Loftus-Cheek. Anglezi u përsërit, sërish me kokë, në fillimin e pjesës së dytë pas zhvillimeve të një goditje nga këndi (47′). Gjashtë minuta më vonë pastaj ishte Leao (53′) që kompletoi trisin në bashkëpunim me Hernandez. Ndeshja e kthimit më 22 shkurt në Rennes.

BENFICA-TOLOUSE 2-1

Heroi në da Luz është Di Maria, i cili me dy penallti në pjesën e dytë i dha fitoren portugezëve të Benfica 2-1 ndaj Toulouse. Gjithçka ndodhi pas pushimit. Në minutën e 68′, Fideo shënoi goditjen e parë nga pika e bardhë për t’i dhënë epërsinë lojtarëve të Schmidt. Por 1-0 zgjati vetëm 7 minuta, sepse Desler barazoi pas një asisti të Dallinga, duke e bërë rezultatin 1-1. Finalja ishte krejtësisht kaotike. Brenda pesë minutave, Mawissa Elebi mori dy kartonë të verdhë, duke lënë francezët në inferioritet numerik dhe pasoja ishte penalltia e dytë, e kthyer sërish në gol nga Di Maria në minutën e 98′. Delir në da Luz dhe 2-1 për Benfica, që tani do të jetë në gjendje të luajë për dy rezultate nga tre në tokën franceze. Në fakt, edhe një barazim do të çonte në kualifikimin e portugezëve.

BRAGA-QARABAG 2-4

Rezultati më i bujshëm vjen nga Portugalia, por nuk është një lajm i mirë për Braga, që është pothuajse jashtë. Humbja e pabesueshme 4-2 në shtëpi ndaj Qarabag ishte tronditëse. Azerbajxhanasit kaluan përpara në minutën e 21′ falë penalltisë së Jankovic. E pas barazimit 1-1 falë golit të Banza, në pjesën e dytë Qarabag fundosi goditjen. Zoubir (54′), Benzia (65′) dhe Juninho (69′) i dhanë azerbaixhanasve avantazhin e trefishtë. Në fushë, në fundin e kohës së rregullt u aktivizua edhe Redon Xhixha. Në shtesë pastaj, me penallti Moutinho shkurtoi distancën, duke i dhënë një minimum shprese portugezëve të Braga. Sidoqoftë, ata duhet të realizojnë një sukses të vërtetë për të fluturuar në 1/8 e Europa League.

Lexo më tej: Video/ Sporting me një këmbë në 1/8 e Europa League: rezultate impresionuese në ndeshjet e tjera

LENS-FREIBURG 0-0

I vetmi playoff pa gola i ditës erdhi nga Franca dhe Lens, ku përfundoi 0-0 midis verdhekuqve dhe Freiburg. Francezëve në fakt, rreth 15 minuta nga fundi, iu anulua goli i Haidara për pozicion jashtë loje. Kështu, 0-0 nuk ndryshoi deri në fund. Gjithçka shtyhet për ndeshjen e kthimit në 22 shkurt në Gjermani: kush fiton kalon.

Europa League Knockout Round Play-offs

AC Milan 3-0 Rennes
Benfica 2-1 Toulouse
Lens 0-0 Freiburg
SC Braga 2-4 Qarabag FK



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *