• |
ide | kryesore

“Ne na duhen pikët”. E shpëtoi Qato, Josa i pakëanqur nga rezultati: Mehmeti pranon verdiktin e fushës

Sport
Josa



“Në përgjithësi jam i kënaqur nga loja, jo nga rezultati. Nga mënyra se si e kërkuam, nga mënyra se si reaguam mbas shokut që pësuam te goli i Dinamos. Duhet të ishim më të qetë në qarkullimin e topit në mesfushë. Mendoj që loja nuk iu përgjigj rezultatit”. 1-1 me Dinamon nuk i mjafton teknikut Mirel Josa. Laçi megjithëse siguroi barazimin e me golin e Qatos mbetet disi larg zonës së Final four, ku kurbinasit dëshironë të përfshihen.

“Kishim një farë nxitimi, një farë tensioni në lojë, sidomos kur pësuam golin – shpjegoi Josa -. Por pozitive është që Dinamo shkoi vetëm dy herë në portën tonë dhe shënoi një gol. Mund të them që skuadra duhet të kishte qenë më e qetë, sidomos në teknikën individuale”. Josa pastaj u ndal te ambicjet europianetë bardhezinjve: “Ne na duhen pikët, sepse ato na japin përparësi për të luajtur qoftë në kampionat, qoftë në Kupë. Po krijohet një ngërç, sepse kemi barazuar tre ndeshje në fushën tonë. duhet ta kërkojmë te vetja jonë, duhet të jemi më të qetë”.

MEHMETI: TREGUAM FORCË KARAKTERI”

“Skuadra tregoi forcë karakteri. Dihet që Laçi ka një skuadër shumë të mirë, me elementë shumë të mirë. Normalisht është një fushë e vështirë. Ne fillimin e lojës duhet ta nisnim më mire”. Dritan Mehmeti del i kënaqur nga transferta me Laçin, pavarësisht se do të dëshironte të afrohej më shumë me Tiranën, përpara ndeshjes për të rikuperuar me Skënderbeun: “Siç mund ta fitonte Laçi, mund ta fitonim dhe ne. Normalisht të vjen keq, sepse kur je në avantazh do të shkosh te goli i dytë, por rezultati më i mirë është barazimi”.

Lexo më tejQato i heq fitoren nga duart Dinamos: super goli i mesfushorit mban Laçin me shpresë për Final 4

Sidoqoftë ka diçka që e shqetëson teknikun e Dinamos: “Kartonët më shqetësojnë, në mënyrën si i marrim. Ndoshta duhet të jemi më të qetë dhe të ruajmë ekuilibrat. Por mendoj se ishte fusha dhe loja e tillë. Mendoj se duhet të rrisim frymën e grupit. Siç luajtëm fort për të zëvendësuar Vilën, shpresoj që gjithë çunat të luajnë dhe me Skënderbeun e të mos ndihet mungesa e kartonëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *