• |
ide | kryesore

Anya Taylor-Joy akuzohet për veshjen në premierën e filmit “Dune”

Paparazzi, Slider



Aktorja, e cila luan Alia Atreides në film, kishte veshur një fustan të bardhë në premierë, megjithatë, sipër, ajo mbante një shami që ngjabte me  një “burka” myslimane dhe hixhab.

Por aktorja është përballur me reagime nga fansat në X, për pamjen e diskutueshme, ndërsa të tjerët kanë mbrojtur veshjen e saj.

“Pse Anya Taylor-Joy është me hixhab?” dhe “Një vajzë e bardhë që e vesh atë është modë, ndërsa një vajzë muslimane që e vesh atë është e shtypur”, shkroi një përdorues.

“Ne e dimë se Anya Taylor-Joy mund ta heqë këtë veshje dhe të shfaqet në publik dhe ajo do të përballet me 0 pasoja personale, profesionale ose fetare për ta bërë këtë”, tha dikush.

Të tjerë vlerësuan pamjen e Annas ndërsa shkruanin: “Anya Taylor-Joy duket e mrekullueshme me hixhab!!

Një tjetër bëri shaka: “Mezi presim për titullin @nytimes në mes të Ramazanit: “Gratë e Lindjes së Mesme dhe muslimane janë të dashuruara me trendin e ri të modës të quajtur Anya Taylor-Joy”. /Lapsi.al



1 Comment

  1. Cfare e ben kete vajze terheqse ?
    Syte e medhej dhe teper te larguar nga njeri-tjetri .
    Hunda e drejte dhe perfecte.
    Shikimi misterioz , i vetmuar dhe nganjehere ‘i vuajtur’.
    Pamje ‘virgjereshe’ dhe e paster shpirterisht .
    Flet shum pak , ngadale dhe me nje “modulim” shume te mire te fjaleve .
    Problemi eshte se aftesite e saj aktoriale jane te mefshta , te pakta dhe jo shume elastike.
    Ajo ben pjese tek ata aktore qe nuk mund te luaje role te cilet , ne karakteret e tyre, ndryshojne ( sadopak) nga natyra e saj njerzore. Mesa duket, ka shume rruge per te bere dhe shume mundim dhe perfeksjonim ne profesionin e aktorit . Megjithate , eshte vajze e re dhe i ka te tera mundesite te behet nje ‘yll’ i kinematografise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *