• |
ide | kryesore

Izraeli vendos ultimatum: Nëse Hamasi nuk liron pengjet deri më 10 mars, do të nisë ofensiva në Rafah

Lajme, Planet
Izraeli nuk i ndal sulmet në Gaza, më shumë se 18,400 të vrarë



Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i ka hedhur poshtë sërish thirrjet për të ndalur ofensivën ushtarake në Gazë, duke u zotuar për “ta përfunduar punën”.

Ndërkohë, një anëtar i kabinetit të tij ka kërcënuar me pushtim të qytetit jugor të Gazës, Rafah, nëse pengjet e mbetura izraelite në duart e Hamasit, nuk lirohen deri në nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Qeveria izraelite nuk i ka diskutuar publikisht afatet kohore për ofensivën tokësore në Rafah, ku janë strehuar më shumë se 2.3 milionë palestinezët e ikur prej pjesëve tjera të Gazës.

“Nëse deri në nisje të Ramazanit nuk lirohen pengjet, luftimet do të vazhdojnë në zonën Rafah”, tha anëtari i kabinetit të luftës izraelite, Benny Gantz në një konferencë të liderëve hebrejo-amerikanë.

Në kohën e bllokimit të negociatave për armëpushim, Netanyahu i ka quajtur kërkesat e Hamasit si “iluzione”.

Shtetet e Bashkuara, aleatet kryesore të Izraelit, janë duke shpresuar ende në arritje të armëpushimit dhe marrëveshje për pengjet dhe janë në kërkim të një zgjidhjeje për luftën.

Si pasojë e sulmeve janë vrarë 1.200 izraelitë dhe qindra tjerë janë marrë peng. Izraeli, në anën tjetër, ka treguar qartë se kundërshton thirrjet e SHBA-së për të gjetur një zgjidhje me dy shtete, edhe pse një pjesë e mirë e komunitetit ndërkombëtar mbështet një shtet të pavarur palestinez. Netanyahu ka thënë se Izraeli kërkon “fitore të plotë” ndaj Hamasit.

Duke folur për shqetësimet e ndërkombëtarëve për ofensivën në Rafah, ai ka thënë se civilët palestinezë do të evakuohen, ndonëse nuk dihet se ku do të mund të shkojnë ata, pasi një pjesë e mirë e Gazës është shkatërruar.

Lufta në Gazë ka vrarë të paktën 28.985 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Rreth 80 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur dhe një çerek po përballet me urinë.



1 Comment

  1. ULTIMATUMI PER CFAR PRETENDON ,DHE DREJTUSIT E HAMASIT QE NUK EKZISTOJN , PER TU DUKUR PUBLIKISHT KUSH JAN ,KUJT I SHERBEJN DHE GJITHCKA QE NJERZIT I QARTESON ,PERBEN PAQARTESI PASIGURI PER GJITH NJERZIMIN thotë:

    PERDERI SA KOSTOT E PADREJTESIS NE TOK I NDJEN CDO GJALLES GJITH NJERZIT KAN TE DREJT TE PYESIN ,QOFT PER HAMASIN ,QOFT PER UDHEHEQESIT PALESINEZ QOFT PER RRETHANAT SI U PUSHTU PALESTINA DEKADA ME PAR QOFT PER TRAJTIMIN E PALESINEZEVE NE RAPORT ME LIGJET NDERKOMBETARE LIRIT TE DREJTAT E NJERIUT ,QOFT ME LIGJET NDERKOMBETARE ME ZHVILLIMET MOMENT PASMOMENTI CFAR KA NDOLLUR DHE PO NDOLL NE PALESTIN , DHE NESE REFLEKTIMET PER CDO BANOR TE TOKES NUK BEHEN MOMENT PAS MOMENTI NE MENYREN E DUHUR ME HAK , CESHTJA PALESINEZE MENYRA SI PO TRAJTOHET RREZIKON TE KTHEHET ASIMETRI GLOBALE QE TE VERSULET I FORTI KUNDER TE DOBTIT DHE KEMI ATE CFAR SE DESHIRON ASKUSH ,IZRAELI NUK ESHTE SHTETI QE MUND TI JAP MEND ASKUJT DHE AS TE TRIUMFOJM MBI 7.5MILIARD BANOR CFARDO TE BEJNE POR TE GJITH DUHET TI JAPIN HAKUN ME HAK SEJCILIT PERDERI SA TE GJITH DUN TE DREJTEN HAKUN PER VETE JETEN PRONEN NDERIN SI DOMOSDOSHMERI DHE TE JUSTIFIKOJN PERGJEGJSIT QE KAN PER TJU PERSHTATUR SISTEMIT UNIK NDERGJALLESOR SI UNITET FUNKSIONI DHE JUSTIFIKOJN ME ANGAZHIM PER TU BERE NDIHMES DHE PLOTESUES NE DOBI SI JUSTIFIKIM KUPTIMI DHE PERGJEGJSIJE PERDERI SA NUK PRANOJN PADREJTESI TU BEHET SOT ESHTE DITA ORA MUNDESIJA PER PAQE PER TE GJITH NESER DO JET VON ,ME VJEN TURP TE DISKUTOJM SOT NE SHEKULLIN E 21GJINIJA NJERZORE PER PADREJTESIT NDERKOH QE SOT TE ISHTE KOHA PER TE DISKUTUAR PER PERSOSMERIN E CILESISE NE CDO KUPTIM SI MUNDESI E MUNDESHME E ZHVILLIMIT MENDIMIT MENAZHIMIT TIJE EKUJLIBRAVE DHE PAQES PER VETEN TUAJ ZOTU UA BERI TE FUNKSIONOJNE ANGAZHIMI NESE ME HAK MIR GJITHNJE NE RRITJE DHE NESE PADREJTESI KEQ GJITHNJE NE RRITJE SPAS ANGAZHIMIT ,I MALLI ZOT PORTAT E MESHIRES I LA TE HAPURA PER ROPET E TIJE POR JO PA KRITERE DHE PA KUFI SHPRESOJ SE DO TE BINDENI SI DUHET VETJA ,PA U ZHGENJYER PERMES TE VERTETES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *