• |
ide | kryesore

Baerbock: Bota do të mbajë përgjegjës Putinin për pasojat globale të luftës në Ukrainë

Lajme, Planet



Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha të martën vonë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të mbahet përgjegjës për luftë në Ukrainë dhe për pasojat globale që i ka shkaktuar ajo, gjatë samitit të grupit të 20 vendeve më të industrializuara, G20, këtë javë.

“Nëse Putini mendon se pas dy vjetëve bota do të harrojë se kush është përgjegjës për luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj globale, e ka shumë gabim”, tha Baerbock të martën para se të nisej për takimin e ministrave të Jashtëm të G20-ës në Brazil.

“Ne nuk do të heqim dorë nga parimet themelore të Kombeve të Bashkuara dhe do ta mbështesim fuqishëm Ukrainën, sa të jetë e nevojshme derisa populli i saj mund të jetojë në paqe dhe në liri përsëri”, shtoi ajo.

Sipas Radio Evropa e Lirë, Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Ukraina, lufta në Rripin e Gazës dhe kërcënimi i zgjerimit të konfliktit në Lindjen e Mesme pritet të luajnë rol të rëndësishëm gjatë takimit të G20-ës. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pritet të marrë pjesë në takim në Rio de Zhaniero.

“Me humanizmin dhe përkushtimin tonë ndaj ligjit ndërkombëtar, ne luftojmë kundër pamëshirëshmërisë së aktorëve, siç është qeveria ruse”, theksoi ajo. E tërë bota do të përfitojë “nëse të gjithë ne u përmbahemi rregullave për të cilat jemi pajtuar së bashku”, tha ajo.

G20 u themelua me besimin se “zgjidhjet e përbashkëta janë të mundura nëse ne qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe i bashkojmë forcat”, nënvizoi Baerbock.



3 Comments

  1. STRATEGET BEJN LLOGARI BASET PAGUAJN SHERBTORET PUNOJN ,KURSE ZOTI BOTNAVE GJITHA I VLERSON DHE SHPERBLEN SIPAS VULLNETIT TIJE PASUESIT E TE MIRES SHPERBLEN TE PENDUARIT MESHIRON PASUESIT E TE KEQES NDESHKON SIPAS VULLNETIT TIJE thotë:

    IZRAELI DHE RUSIJA NJE BINOM SIMETRIJE ,LUFTRASH NDER DEKADA ,TE PADREJTA QE BOTA HESHT, JA SE MUND TE FILLOJN DHE KINA DHE KORET SE SHPEJTI BALLKANI ,SHEH LULJA LULEN DHE PIQET KESHTI I KAN THEN DHE KESHTU PO NDOLL VERTET E FUTEN DREQIN NE SHISHE POR HARRIN TI VEN TAPEN KUPTIMI MENDUN PO MENDOJN SEJCILI TE DAL I PARI DHE FITOJN SA ME SHUM POR PO SHKATRROJN NJERITJETRIN PLUS QE DO TJU MUNGOJN BAZA EKZISTENCIALE E JETES BURIMET E DOBIVE PASI FUNKSIONOJNE ME UNITET HAK DHE MAS KJO ISHTE TAPA,KESHTU QE PER PAK KOHE ,KESHTE JO NGRITJE POR ZBRITJE RENJE E LIR KETE AKOMA SE KAN KUPTUAR KUR TE BINDEN ESHTE VON ,PASI KAN GJITHCKA KUNDER

  2. Po per genocidin Izraelit ne Palestine qe surrati yt e mbron dhe merr pjese duke derguar para, suhtare dhe arme? Pwr kete cfare do te thuash moj karakurve zioniste hipokrite?

  3. Po per genocidin Izraelit ne Palestine qe surrati yt e mbron dhe merr pjese duke derguar para,
    Ushtare dhe arme? Per kete cfare do te thuash moj karakurve zioniste hipokrite?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *