• |
ide | kryesore

Calzona i tregon vendin gjeorgjianit Kvaratskhelia pas nervave për zëvendësimin: ja si do funksionojë nga tani

Sport
Kvaratskhelia



Tekniku i ri i Napolit Calzona, që bëri debutimin në ndeshjen kundër Barcelonës, sqaroi se çfarë ndodhi me Kvaratskhelia gjatë momentit të zëvendësimit në vajtjen e 1/8 të Champions League. Gjeorgjiani tregoi gjithë nervozizmin e tij kur u largua nga fusha. Trajneri i ri i Napolit i ka shpjeguar qartë se si do të funksionojë tani e tutje me të në pankinë.

KVARA NERVOZ GJATË ZËVENDËSIMIT

Mbrëmjen e djeshme në ndeshjen Napoli-Barcelona, pasi katalanasit kishin kaluar në avantazh me Lewandowski, Calzona vendosi që zëvendësimet e tij të para si trajner i Napolit të ishin Traore për Cajuste, por mbi të gjitha Lindstrom për Kvaratskhelia. Gjeorgjiani nuk e priti mirë zëvendësimin dhe doli nervoz nga fusha. Nervozizmi i lojtarit vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes, aq sa Kvaratskhelia u largua i pari nga stadiumi.

Lexo më tej: Mazzarri shkarkohet nga Napoli, vjen Calzona: “E dhimbshme të heq një mik”

CALZONA, MESAZH TË QARTË PËR GJEORGJIANIN

Në fakt, siç ndodhi disa muaj më parë me Rudi Garcia, edhe teknikut Calzona iu desh të përgjigjej se përse e kishte zëvendësuar Kvaran. Tekniku i ri i Napolit ishte shumë i drejtpërdrejtë në përgjigjen e tij dhe tha: “Lindstrom në vend të Kvaratskhelia dhe jo Politanos? Unë nuk shikoj emrat, mbaj ata që luajnë mirë në fushë. Politano bëri një ndeshje të mrekullueshme: kush bën mirë qëndron dhe luan”.

E në fakt ndeshja e vuri trajnerin italian në anën e së vërtetës, duke qenë se pak minuta pas daljes së gjeorgjianit Osimhen barazoi ndeshjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *