• |
ide | kryesore

Chiara Ferragni dhe Fedez i japin fund martesës?

Paparazzi, Slider



 Chiara Ferragni dhe Fedez po përfliten në mediat italiane se kanë një krisje në martesën e tyre.

Dyshja duket se i kanë dhënë fund lidhjes, pasi këngëtari Fedez është larguar nga shtëpia e tyre. Mendohet se krisja ka ardhur që nga festivali i Sanremos së vitit të kaluar, kur Fedez u puth në skenë me artistin, Rosa Chemical, ndërsa nuk i dha vëmendjen e duhur partneres së tij që ishte bashkëprezantuese në festivalin e famshëm.

Por duket se situata u përkeqësua dhe më shumë pas hetimit për mashtrim. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, sipërmarrësja  ka vendosur të distancohet nga Fedez pasi nuk mori mbështetjen e duhur nga ai.

Dyshja  prindër të dy fëmijëve e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë para pesë vitesh.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *