• |
ide | kryesore

Detaje nga ngjarja në Greqi, zbardhet identiteti i shqiptarit që detyroi të dashurën të abōrtonte

Lajme, Të fundit
Mbajti të mbyllur dhe dhunoi bashkëshorten dhe fëmijën, arrestohet shqiptari në Greqi



Zbardhet identiteti i shqiptarit që dhunoi të dashurën e tij shtatzënë, e cila humbi fëmijën. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Ymer Haxhiaj, i cili u arrestua në vendin e quajtur Cilivi nga policia e ishullit jonian. I riu akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij, Athina Marula. Policia thotë se Haxhiaj nga Cakrani i Fierit dhe Marulas kishin një lidhje intime, rezultat i së cilës ishte shtatzënia e kësaj të fundit.

Fillimisht çifti bashkëjetoi për disa kohë, por duket se kanë nisur edhe mosmarrëveshjet midis tyre, ndaj Marulas vendosi që të largohej nga banesa dhe jetonte me prindërit e saj. Pak ditë më vonë Haxhiaj ka shkuar në banesën e saj dhe e ka marr të dashurën me automjetin e tij dhe iu drejtuan banesës në Cilivi. Atje mbas një debati, Haxhiaj i kërkoi 19-vjeçares të qëndrojë në banesë, por ajo e refuzoi.

I ofenduar nga refuzimi, ai e lidhi viktimën me litarë nga duart e këmbët dhe pasi e dhunoi e detyroi atë të marrë kokrra për të dështuar fëmijën. E reja e humbi fëmijën, e cila sipas mjekut ligjor ishte 6-8 javësh. Për shkak të dështimit të pa kontrolluar hemorragjia ishte e madhe, çfarë e detyroi autorin ta çojë viktimën në spital. Atje Haxhiaj pasi i mori telefonin, e kërcënoi viktimën për të mos treguar asgjë mjekëve dhe policisë.

Çdo gjë u zbardh mbas ndërhyrjes së mjekëve të cilët denoncuan rastin në polici dhe autori u vu në pranga. Atje ai pohoi se kishte kryer aktin makabër pasi sipas tij nuk donte të të vinte në jetë fëmija, produkt i lidhjes së tij me 19-vjeçaren. Shërbimi social mori menjëherë në mbrojtje viktimën, ndërsa autori do të dërgohet në gjykatë me akuzat e dhunës, plagosjes, detyrim për ndalimin e shtatzënisë dhe pengmarrje, vepra penale të konsideruara të tipit të rëndë që dënohen me heqje lirie mbi 7 vite.



1 Comment

  1. Po pse me mend në kokê shkonë një femer shkonë me Ymera dhe Haxhija? Po islamiket janë kafshë shumë të prapambetur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *