• |
ide | kryesore

Kampe refugjatësh në Shqipëri, Meloni falenderon Ramën për miratimin e marrëveshjes në parlament

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar pasi parlamenti i Shqipërisë votoi sot protokollin e bashkëpunimit me Shqipërinë në fushën e migracionit.

Përmes një deklarate të shkurtër, ajo falenderon Edi Ramën, institucionet shqiptare dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimit. Sipas marrëveshjes Rama-Meloni, në Gjadër të Shëngjinit do të ngrihet një kamp gjigant refugjatësh për ata që ikin nga Afrika drejt Italisë.

Marrëveshja u votua vetëm me votat e mazhorancës. Opozita e humbi betejën me këtë marrëveshje edhe në Gjykatën Kushtetuese. Pritet që në muajin mars të nisë ndërtimi i kampit. Brenda një viti marrëveshja parashikon që në vendin tonë të jenë jo më shumë se 36 mijë emigrantë.  ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Pa tjetër që e falenderon sepse i siguroi votat për zgjedhjet europiane!!!
    E majta italiane e konsideron një ekstremist të djathtë Ramën si dhe Melonin.
    Dhe jo vetëm por dhe të gjitha partitë socialiste europiane!!

  2. Po italua ka gjithecare siperfaqe dhe psenuk i mbajti vete? PO VEBDET E TJERA QE NUK I PRANUAN FARE? RROBQIRI RAMA E KTHEU SHQIPERINE NE KOSH PLEHRASH

  3. Mikpritja shqiptare kosh plehrash per shqiptaret, …dhe kur thone per shqiptaret ..popull inteligjent , shpopullohet dhe mbillet me plehra humane , na rrofte pamvaresia

    1. Ky, i gjirizeve te Parisit, te gjitha keto i ben vetem per tu dukur ne syte e evropiane qe nuk e dhjesin fare. Vdes i shkreti hajdut per te qene ne sender te vemendjes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *