• |
ide | kryesore

“Denoncuam fushatën anti-NATO të Ramës”/ Berisha: PD mbështet luftën e drejtë të Ukrainës

Lajme, Të fundit



Këtë të shtunë përpara mbështetësve të tij ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur te konflikti Ukrainë-Rusi, në kuadër të 2-vjetorit të agresionit. Berisha ka denoncuar fushatën anti-NATO të Edi Ramës dhe tha se PD e garanton Ukrainën për luftën e saj të drejtë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“PD denoncoi që ditën e parë me forcën më të madhe agresionin barbar të Vladimir Putinit kundër Ukrainës. Por PD denoncoi me forcë të madhe qëndrimet e dyfishta të argatit të Beogradit në Tiranë ndaj kësaj lufte. Edi Rama nuk iu përgjigj që në fillim sanksioneve të NATO-s dhe BE ndaj Rusisë së Putinit. Përkundrazi, ai hapi portet për mallrat dhe kontrabandën ruse. Përkundrazi, ai hapi plazhet për barbarët ruse, që pasi kryenin kasaphanë ndaj qytetarëve të Ukrainës, vinin në plazhet e Edi Ramës për të rimarrë forcat.

Miqtë e mi, PD denoncoi me forcën më të madhe fushatën anti-NATO, anti-Shqipëri të Edi Ramës, në mbrojtje të padronit të tij Vuçiç, i cili kalonte nga samiti në samit me tezën se Serbia më mirë të mos zbatojë sanksionet. Me tezën se nuk duhet të rënë në qafë Serbisë për të zbatuar sanksionet e Rusisë. Me tezën se Serbia është më mirë Rusi e vogël, një rrezik madhor për paqen, vetëm e vetëm se ishte vasal, argat i shpifur i serbomadhit Vuçiç.

PD, sipas parti e vokacionit perëndimor, pa diskutim ka një nga meritat më të mëdha në histori, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ishte aleanca e Atlantikut të Veriut, që i imponoi Edi Ramës të marrë kthesën, se përndryshe do përballej me pasojat më të rënda. Ndaj dhe ky i pakarakter, argat i Vuçiçit, e qepi gojën, e mbylli gojën, hoqi dorë nga lobimi për Beogradin.
Dhe kjo është meritë e madhe e NATO-s.

Por kjo është gjithashtu meritë e PD, që rreshtoi Shqipërinë në aleancën e Atlantikut të Veriut.
Duke u përulur me nderimin më të madh para heroizmit, sakrificës së qindra mijëra luftëtarëve të Ukrainës, qytetarëve të saj, duke shprehur besimin se kjo luftë nuk do fitohet kurrë nga Putini, nga barbarët, PD garanton popullin e Ukrainës dhe qeverinë e tij se do mbështesë me gjithë fuqinë luftën e tyre të drejtë dhe se në Shqipëri, do të luftojë me vendosmërinë më të madhe ndaj çdo korenti, çdo përpjekje, çdo tendence pro-ruse nga cilido.”



8 Comments

  1. Çja fusni pordhes kot ktu. Shqiptaret ne hall ju flisni per ludten e ukraines. A ju dhjefsha mu ne bashkimin evropian me gjithe ursulen dhe zhulenskin e sorosit

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Je në hall se je debil, dhe si ti ka shumë debila që i lëpiheni edvinit, idiot muti!

      1. Ca thua o kar ca thua se spo qi njeri per ramen bythqir militant shkerdhat. Sjam as patronazhist e as parazit si ty. Jam kthyer nga italia me deshiren time dhe ishte gabimi me i madh qe i bera vetes. Ju ktu jeni izolluar ne mendim. Qe nga lideret tuaj edvini me saliun der tek ju pordhacet pa brek ne byth dhe shume shpejt dhe brezat e tjere. Sali bytha ka vetem nje gje ne dore, te hedh poshte regjimin me protesta. Keto axhendat evropiane te sorosit me luftrat ne ukraine si hyn ne xhep asnje shqiptari. More vesh o pidhropsh

  2. Fakti që është më i fort se të tjerët në opozitë është qesharak si referencë, pasi ai thjesht është përdhunuesi më i madh i opozitës. Por kjo nuk e bën atë më të mirin e opozitë, por më të ndyrin.

    Sali Berisha I ka të hapura kauzat e tij. Ai do të zhbëj SPAK dhe drejtësinë e re për të shpëtuar familjen e tij dhe për këtë I duhet pushteti. Në mos arrin dot të marr pushtetin I duhet të mbrohet politikisht.

    Dhe për këtë ai ka vetëm një mekanizëm të mbaj monopolin e opozitës dhe të duket më I forti me qëllim, që gjithë të tjerët që kanë halle të tjera, ti bashkohen hallit të tij.Nje rus i qelbur si salih,sot na ben si antirus,kur rublat i merr per destabilizim te vendit,aty te ballkoni te pafsha deri kur te ngordhesh si nje qen serb

  3. Nami Nami.
    Me mos bindjen civile.

    Lufta pa kthim. Po ecen mbare.
    Keshtu si po ecen revulucioni.
    Per nja 2-3 dite, do ta rrezoj diktaturen e Rames se zi.

    Ike Ram ziu ike.
    Tik Tak Tik Tak…..

  4. Ky ka pjerdhur fare. Presidenti i Ukraines vjen ne Tirane per konferencen mbi Ukrainen, dhe ky flet per skenare imagjinare. Dhe Lapsi i boton!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *