• |
ide | kryesore

Superiore, Partizani me strategji për të tretën radhazi: Tirana pret Laçin me sytë nga Niko Dovana

F1, Sport
PARTIZANI



Egnatia shpreson të shtojë avantazhin e pikëve, duke parë ndeshjet delikate në transfertë të ndjekësve më të afërt, Partizani e Vllaznia. Në javën e 25 të Superiores, që do të luhet mes të dielës e të hënës, në fakt, sfidat më të forta janë ato për katërshen finale. Mund të vendoset shumë për mbijeteswn, kur Kukësi e Erzeni, dy të fundit, të sfidohen mes tyre.

Rrogozhinasit do të zbresin në fushë të parët kundër Teutës, që kërkon të mbajë larg zonën e rënies direkte nga kategoria me shpresën për të reduktuar katër pikët që e ndajnë nga ajo shpëtimit. Tetova pas humbjes në Shkodër pret reagimin e skuadrës, për tu shkëputur edhe më shumë nga ndjekësit. Në të njëtën orë të dielën, në 13.30, Kukësi e Erzeni do ti japin jetë betejës së mbijetesës, me shijakasit që pas suksesit në Kupë shpresojnë të zhysin poshtë blutë, për të vazhduar luftën me Teutën.

Lexo më tejSkuka kthehet në 10 mars, humb 3 ndeshje: rezonanca magnetike zbulon kontraktim të fortë muskular

Partizani nuk do ta ketë aspak të lehtë transfertën e Korçës, në orën 17. Të besuarit e Shehit, që vijnë nga dy fitore radhazi mes kampionatit e Kupës do të luajnë kundër Skënderbeut, që me 31 pikë shpreson të përfshihet në garën për Final Four. Të kuqtë me 40 pikë, ndajnë vendin me Vllazninë dhe nuk duan të lejojnë më shumë se 8 pikëshi actual që i ndan nga Egnatia, por për të dy do të jetë e vështirë.

SUPERIORE, JAVA E XXV

25/02/24
Egnatia        13 : 30 Teuta
Kukësi          13 : 30 Erzeni
Skënderbeu 17 : 00 Partizani
26/02/24
Dinamo        17 : 00 Vllaznia
Tirana           17 : 00 Laçi

Shkodranët pasi prishën serinë e 10 rezultateve pozitive radhazi duke u mundur në Kupë nga Erzeni, do të luajnë të hënën në Niko Dovana me Dinamon që vjen nga 4 fitore e një barazim. Po në orën 17 Tirana do të presë Laçin në një ndeshje që askush nuk duhet ta humbasë në rast se duan të ushqejnë ende ambicjet për tu future në katër më të mirët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *