• |
ide | kryesore

Shpërthim i fuqishëm tritoli në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit
shtëna thikë grabitje Tiranë tritoli



Një shpërthim i fuqishëm tritoli është raportuar pak çaste më parë në qytetin e Durrësit. Paraprakisht mësohet se lënda plasëse ka shpërthyer në banesën e Ilir Koçilja. Ai është akuzuar si autor i vrasjes me thikë pak ditë më parë të Halil Kokës për shkak të sherrit të parkimit. Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policie.

“Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve” – thuhet në një njoftim të policisë së Durrësit.

Lajmi po përditësohet…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *