• |
ide | kryesore

Goli i anuluar Atalantës e penalltia për Inter, Cesari bën moviolën: “E drejtë të mos përsëritej”

F1, Sport
Cesari



Inter ka gjithnjë një vendim me VAR të pranishëm në ndeshjet e tij, e ndoshta edhe për këtë ka krijuar diskutime goli i anuluar Atalantës, me rezultatin 0-0. De Ketelaere shënoi për ti dhënë avantazhin bergamaskëve, por VAR gjeti një prekje me krah të Miranchuk, duke e bërë të pavlefshëm. Pas këtij episodi erdhi po me VAR penalltia në favor të Inter, që u humb nga Lautaro Martinez. Episode që ish-arbitri Graziano Cesari, në studio, i ka analizuar për të shuar polemikat.

“Asistenti sinjalizon se topi doli jashtë, por nga rishikimi shohim që topi nuk doli plotësisht. Ndërhyrja e VAR ishte e saktë, ashtu si ishte e drejtë të akordohej penalltia për Inter. Nuk është gjoks, nuk është shpatull, nuk është sqetull, por Hateboer goditi me krah në krosimin e Dumfries”. Kështu e komenton Graziano Cesari penalltinë e dhënë për zikaltërit me VAR dhe më pas të humbur nga Lautaro Martinez.

Lexo më tejVideo/ Gol i anuluar De Ketelaere e penallti për Inter: poker i Inzaghit ndaj Atalantës e titulli fare pranë

“Ishte gjithashtu korrekte të mos përsëritej penalltia, sepse në momentin e goditjes Dimarco nuk e kishte këmbën e djathtë në tokë dhe projeksioni i tij në zonë nuk llogaritet”. I mirë ka qenë vlerësimi edhe me rastin e golit të anuluar ndaj Atalantës me De Ketelaere kur rezultati ishte 0-0: “Ka një prekje me krah nga Miranchuk”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *