• |
ide | kryesore

Kanye West kërkesë publike Kim: Largoji fëmijët nga shkolla

Paparazzi, Slider



Kanye West ka vendosur t’i kërkojë publikisht ish-gruas së tij Kim Kardashian që të heqë nga shkolla e të famshmëve fëmijët e tyre.

“Kim, hiqi fëmijët nga “Sierra Canyon” tani. Ajo është një shkollë e rreme që përdoret nga sistemi”, shkroi ai në Instagram.“Në këtë pikë të gjithë e dinë për çfarë përdoret si kod fjala ‘sistem’. Unë u largova nga im atë prej sistemit dhe po i njëjti sistem po më largon nga fëmijët e mi”.

 

Kim dhe Kanye, të divorcuar prej vitit 2021, kanë 4 fëmijë: North 10 vjeç, Saint 8 vjeç, Chicago 6 vjeç dhe Psalm 4 vjeç.

Që prej ndarjes , çifti ka pasur shumë debate të shpeshta  publike për kujdesin ndaj fëmijëve. Të katërt fëmijët e ndjekin prej kohësh shkollimin në “Sierra Canyon”, por pas saj kishin aktivitete jashtëshkollore në akademinë “Donda”, e krijuar nga Kanye West, që ishte një shkollë private kristiane. Kjo akademi u mbyll para pak kohësh.

Ndërsa Ye mund të mos pajtohet me të gjitha teknikat e prindërimit të Kardashian, ai më parë pranoi se themeluesja e Skims ka fëmijët e tyre “80 për qind të rasteve”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *