• |
ide | kryesore

Kim Kardashian reagon pas deklaratës së Kanye West

Paparazzi, Slider



Kim Kardashian dëshiron që Kanye West t’i mbajë jashtë rrjeteve sociale problemet që ka, pasi ai hyri në Instagram dhe iu lut që t’i hiqte fëmijët e tyre nga një shkollë  për të famshëm.

Një burim i afërt me situatën tregon për Page Six se themeluesja eSkims i regjistroi fëmijët e tyre – North, 10, Saint, 8, Chicago, 6 dhe Psalm, 4 – në shkollën private Sierra Canyon në Los Angeles sepse është një “shkollë fantastike  dhe fëmijët e tyre kanë nevojë për “konsistencë” midis miqve, mësuesve dhe komunitetit të tyre.

“Kim nuk i ka mbajtur kurrë fëmijët  larg nga babai i tyre,” thotë burimi i brendshëm, duke shtuar se reperi “Donda” dhe mund të kalojë muaj pa i parë fëmijët e tij.

Për shkak të stilit të jetesës nomade,  burimi shton se fëmijët duhet të tërhiqen nga shkolla dhe të udhëtojnë me avion për të qenë me babanë e tyre kudo që ai të jetë jashtë shtetit.

Sa i përket arsimimit të fëmijëve, burimi tregon se fituesi i Grammy beson se fëmijët duhet të vendosen me “mësues të paakredituar” në “shkollën e tij Donda, e cila po përballet me padi”./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *