• |
ide | kryesore

Shpërthimi në Lushnjë, hetim për 3 vepra penale

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lushnje



Dy ditë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Lushnje, ku pas një shpërthimi të fuqishëm në një magazinë që merej me materiale ndërtimi humbën jetën babë e bir dhe mbetën të plagosur 6 të tjerë policia ka nisur hetimet ndërsa pritet të ngrihen akuza për tre vepra penale, shkelje e rregullave te mbrojtjes ne pune, shkelje te lejes së ndërtimit pasi subjekti ka dale nga kuadrati i lejes së miratuar nga Keshilli rregullues i institucionit vendor, ndërsa vepra e tretë penale është për shkraterrim të prones nga pakujdesia. Biznesi I cili ishte në pronësi të deputetit të Partisë Socialiste Bujar Çela i cili ende ndodhet në spital pasi mbeti i plagosur. Sipas burimeve nga blutë e Lushnjës ende nuk ka akuza të ngritura zyrtarisht pasi vijojnë ende hetimet.

Por nëse hetimet faktohet e do të ketë zyrtarisht akuza për deputetin Çela atëherë dosja do ti kalojë SPAK-ut, si organ kompente për hetimin e deputetëve.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 1 marsit në vendin e quajtur rrethrrotullimi I plasmasit në Lushnjë. SHpërthimi I cili sipas dyshimeve nga grupi hetimor ndodhi pasi një bombul oksigjeni ran ë kontakt me nje tel I cili përcillte energji elektrike, por ende nuk ka një version përfundimar. Shpërthimi la pas 2 të vdekur baba e bir Ro;and dhe Elidon Hoxha dhe 6 persona të tjerë mbetën të plagosur mes tyre dhe pronari I biznesit deputeti I Ps Bujar Çela.



2 Comments

  1. Vetëm shkatërrim prone dhe shkelje e lejes së ndërtimit? Por për ndonjë vrasje të dy punëtorëve jo? Kush ishte inxhinieri i zbatimit ose përgjegjësi i projektit? A ishin të siguruar punëtorët? A kishin kontrata pune të deklaruara? Nëse dikush vdes në kantier ndërtimi nuk shihen vetëm leja por pdo gjë!

  2. Nga pamjet e shperthimit, shtellunga e dendur me ngjyre te bardhe qe shoqeron eksplozionin, forca e shperthimit tregon se shperthimi eshte kryer ose me lende plasese TNT (karakteristike shtellunga e bardhe) ose nga prezenca e NITROTOLUONIT kimikat qe pervec perdorimit ne lendet plasese perdoret per prodhimin e DROGES SINTETIKE (kristal ekstazi) apo per perpunim te COCAINES sebashku me ACETINET dhe kimikate te tjera, shume te rrezikshme kur bien ne kontakt me O2, driten apo nxehtesine (eksplodojne/shperthejne). Nje zahmet shikoni per cfare perdorej kjo magazine apo laborator droge, KAQ!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *