• |
ide | kryesore

Lindsay Lohan konfirmon vazhdimin e “Freaky Friday”

Paparazzi, Slider



Lindsay Lohan ka konfirmuar së fundmi vazhdimin e filmit “Freaky Friday”.

E ftuar në emisionin SiriusXM të Andy Cohen, Lindsay konfirmoi lajmin për fansat megjithëse refuzoi të hynte në detaje.

“Lindsay, ka zëra se një vazhdim i “Freaky Friday” me ty dhe Jamie Lee Curtis mund të jetë në punë. A ka ndonjë gjë që mund të na thoni për këtë?”-pyeti Andy Cohen.

Po”, u përgjigj Lohan shkurt dhe qeshi. “Nuk do të  them gjë akoma por të dyja jemi të emocionuara.”

Majin e kaluar, The Hollywood Reporter konfirmoi se filmi ishte zyrtarisht duke u zhvilluar dhe skenari është bërë tashmë, ku Curtis dhe Lohan pritet të kthehen në rolet e tyre si Anna dhe Tess Coleman, përkatësisht, pas 20 vitesh.

Freaky Friday, i publikuar në vitin 2003, është i bazuar në romanin e Mary Rodgers të vitit 1972 me të njëjtin emër dhe ishte përshtatur tashmë dy herë përpara se Curtis dhe Lohan të luanin në rolet e dyshes nënë-bijë.

Në përshtatjen e vitit 1976 luan Barbara Harris dhe Jodie Foster, ndërsa në versionin e vitit 1995 luan Shelley Long dhe Gaby Hoffman.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *