• |
ide | kryesore

“Kualifikimi vlen psikologjikisht”. Fagu me shpresën te pauza e kombëtares, Martini i tërbuar: “E pafalshme”

Sport
Fagu



“Jemi shumë të lumtur, por më shumë jam për lojtarët, të cilët nuk u dorëzuan deri në momentin e fundit. Dihet që ana psikologjike ka qenë e ulët dhe për shkak të rezultateve. Shpresoj që kjo fitore të na kalojë nga ai ngërç psikologjik të rezultateve”. Erbim Fagu i gëzohet kualifikimit, edhe pse duhet të shqetësohet se kundër Teutës që luan për mbijetesë e zgjidhi vetëm me penallti. Duke parë cfarë ndodhi me Partizanin, tekniku i Tiranës duhet të jetë i kënaqur, nëse nuk do ta trembnin dëmtimet. “Për momentin nuk mund të jap një përgjigje të saktë. Nesër do të jetë më e qartë pasqyra e dëmtimeve.

Sidoqoftë, Tirana është në gjysëmfinale dhe Fagu ka marrë kënaqësinë e parë që kur është ulur në pankinën bardheblu: “Futbolli i tillë është. Ky kualifikim do na ndihmojë nga ana psikologjike për vazhdimësinë. Kemi dhe dy ndeshje nga ndalesat e kombëtareve dhe mendoj se do të marrim maksimumin nga këto ndeshje”.

MARTINI: “E PAFALSHME, NUK JANË TË RINJ”

“Rastin e fundit më vjen më shumë keq, sepse nuk duhet të ndodhte në mënyrë absolute ajo punë. Lojtarët janë dhe me eksperiencë, jo djem të rinj që mund të gabonin”. Edi Martini shpërthen kundër lojtarëve të tij, për atë episode të minutave shtesë që lejoi golin e Tiranës dhe e çoi ndeshjen te penalltitë. Tekniku i Teutës bëri një bilanc të shpejtë të ndeshjes: “Më vjen keq për djemtë, sepse luajtën mjaft mirë. Pjesën e parë e dominuan komplet lojën. Në pjesën e dytë patëm raste për të shkuar në 0-2. Në 30 sekonda lojë, humbim një top të gjatë, e pafalshme duke pasur gjithë ato qendra. Mungesa e përqendrimit në ato sekonda ishte e pafalshme”.

Lexo më tej: Jazxhi dënon Teutën: Tirana shpëton fytyrën me ruletën e penalltive e shkon në gjysmëfinale të Kupës

Martini nuk gjen paqe për një kualifikim të munguar që do ti kishte dhënë mundësinë të luante për Europën: “Më dhemb shumë, sepse do të ishim në katërshe. Edhe gjendja e lojtarëve do të ishte më e mirë. gjithsesi ditën e hënë duhet të rikuperojmë forcat. Duhet të vazhdojmë përpara sepse kampionati është shumë i gjatë dhe koha nuk pret”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *