• |
ide | kryesore

Presidenti i Genoas Zangrillo shpërthen në akuza kundër Barella e Inzaghi: “Palaço e merimanga”

Sport
Zangrillo



Nuk e ka kapërcyer presidenti i Genoas, Alberto Zangrillo gabimin e arbitrit Ayroldi gjatë penalltisë së dhënë ndaj Inter për faullin e supozuar të Frendrup ndaj Barella. Pronari i Grifonëvet gjëmoi në lidhje të drejtpërdrejt në radio, duke sulmuar rëndë interistët Nicolò Barella dhe Simone Inzaghi.

“PALAÇO E MERIMANGA”

Pas replay të munguar në rastin e Barella, që me siguri do të kishte ndihmuar arbitrin Ayroldi në vendimin për penalltinë e dhënë për zikaltrit, i intervistuar nga Un Giorno da Pecora në Radio Rai 1, presidenti i Genoas deklaroi: “Unë u largova nga stadiumi për të dhënë një sinjal mosmiratimi të përgjegjshëm, të sjellshëm por të vendosur. Nuk duhet nënvlerësuar respekti që i detyrohet tifozëve të pranishëm në stadium dhe jo vetëm spektatorëve në TV”.

“Puna e arbitrit është një punë pa falenderim dhe unë mundohem të jem gjithmonë në krah të tyre, por ata nuk ndihmohen nga britmat therëse të futbollistëve që rrotullohen si kllounë, duke simuluar trauma joekzistente. Më pas shkon dhe sheh riprodhimin dhe ai që imiton një dëmtim në kokë, në fund ka marrë një goditje në bythë si rezultat i një goditjeje normale loje. Nëse e kam fjalën për Barella? Këto gjëra ndodhin cdo të dielë…”.

SULMI NDAJ SIMONE INZAGHI

Zangrillo ka zemërim edhe për trajnerin e Intert: “Trajneri ynë nuk sillet si një merimangë që shqetëson arbitrin e katërt gjatë gjithë ndeshjes, edhe sepse nëse ngre gishtin ndëshkohet ose përjashtohet. VAR? Nuk e di pse nuk ndërhyri. Përfundimisht nuk është mirë për futbollin, duhet të punojmë, por jo duke bërtitur dhe sharë… Nëse dikush më ka telefonuar? Jo, por AIA e ka marrë parasysh gabimin”.

LOJTARËT E GENOAS DËNOHEN NËSE SIMULOJNË

Së fundi, Zangrillo specifikon: “Dua të theksoj se lojtarët e Genoas janë profesionistë që respektojnë një kod etike. Nëse një nga lojtarët e mi simulon dhe përpëlitet si një merimangë, ai ndëshkohet, diçka që nuk e shoh te skuadrat e mëdha. E kam për zemër Barella, që është lojtar i kombëtares dhe profesionist i jashtëzakonshëm, por kur shoh që bën 7 pirueta se një lojtar si Frendrup që është shumë i edukuar karakterialisht e teknikisht mezi e ka prekur, e kuptoj pse arbitri është i mashtruar. Që pastaj nuk kishte imazhet që të tjerët i patën për të vendosur sa më mirë, kjo është një çështje tjetër që duhet përmirësuar…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *