• |
ide | kryesore

Kush është shqiptari që plagosi policin në Athinë (Emri)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Është zbuluar identiteti i 26 vjeçarit shqiptar, i cili këtë të enjte u përplas me skuadrën “DIAS” të policisë greke, në tentativë për t’iu shmangur kontrollit.

Policia u detyrua të hapte zjarr ndaj gomave të mjetit deri sa arriti të kapte shqiptarin, ndërkohë që i sekuestroi 20 kg marijuanë te fshehur në makinë.

Sipas burimeve policore, 26 vjeçari i arrestuar është Redon Alfred Myrdini nga Fieri. Myrdini është shoqëruar në Komisariatin e Agio Pantaleimona, ndërkohë që hetimet ndaj tij vazhdojnë. Nga përplasja e mjeteve dhe të shtënat me armë, nuk pati persona të lënduar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *