• |
ide | kryesore

Ndërkombëtarizohet sherri Leka-Elja. Ja ç’shkruajnë gazetat e huaja

F1, Paparazzi
leka elja



Eshtë ndërkombëtarizuar skandali në familjen mbretërore shqiptare. New York Post i ka kushtuar një artikull të gjatë sherrit fizik mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë ndërsa tabloidi britanik Daily Mail shkruan se ‘princi i kurorës së Shqipërisë Leka pretendon se Princesha Elia dhe babai i saj, 73 vjeç, e sulmuan atë me ‘objekte të forta’, ndërsa video e treshes duke u përleshur u publikua në mediat sociale mes divorcit të çiftit.

Gazeta njujorkeze citon ish kengëtaren dhe aktoren të thotë: “Është një situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehesh në shtëpi dhe të gjesh Lekën duke u përpjekur të dhunojë babanë tim 73-vjeçar”, tha ajo për median lokale.“Konflikti nuk ka të bëjë fare me mua, përveçse u përpoqa ta ndaloja. Unë jam duke ndjekur rrugën gjyqësore për gjithçka”. Ajo i bën një historik të gjatë marëdhënies së çiftit duke kujtuar se “Leka, kreu i familjes mbretërore shqiptare, u martua me aktoren dhe këngëtaren Elia në kryeqytetin e Tiranës në tetor 2016. Katër vjet pas lidhjes së martesës, çifti lindi vajzën e tyre, të cilën e emëruan me emrin e gjyshes së ndjerë të princit, Mbretëreshës Geraldinë. Princi i kurorës Leka II u bë trashëgimtari i kurorës shqiptare pas vdekjes së babait të tij, mbretit Leka I, në vitin 2011”.

LEXO ME TEJ:

(Historia e plotë) Leka dhe Elja, fundi i palumtur i një përralle me princeshë

Ndërsa e përditshmja bulevardeske britanike sqarron rrethanat si doli videoja: “Videot janë dorëzuar vetëm në komisariat nga Princi Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij. Por pavarësisht se janë konsideruar sekret, këto materiale së bashku me deklaratën kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale dhe në media duke transmetuar imazhe të pakëndshme dhe me përmbajtje të dhunshme. Pallati Mbretëror shpreh thellësisht zhgënjimin me institucionet e zbatimit të ligjit që ne dyshojmë se kanë shkelur të drejtën e anonimitetit duke shpërndarë video të palëve të treta. Oborri Mbretëror kërkon edhe ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe mediat. MailOnline ka kontaktuar oborrin mbretëror shqiptar për koment. Kjo vjen pasi ish-çifti, i cili u martua në vitin 2016, deklaroi ndarjen e tyre përmes një deklarate zyrtare të shpërndarë në Instagram”.

©Lapsi.al

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *