• |
ide | kryesore

Berisha: Pensionet kanë ‘ngrirë’ për 10 vite me radhë në një kohë kur çmimet vetëm rriten

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kuvend, Berisha, ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur te pensionistët, për të cilët tha se nuk u është rritur pensioni në 10 vitet e fundit edhe pse çmimet vetëm rriten



Në fjalën e tij poshtë ballkonit, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për pensionistët. Kryedemokrati tha se gjendja aktuale bëhet gjithnjë e më dramatike në një kohë që pensionet nuk janë rritur në 10 vitet e fundit edhe pse çmimet vetëm rriten.

Për këtë situatë Berisha tha se nuk mungojnë paratë, por ato vidhen.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Krahas aleancës me krimin, e cila është e gjithëpushtetshme mbi jetën e qytetarëve, e gjithëpushtetshme mbi jetën e bizneseve, e gjithëpushtetshme në jetën e vendit, organizata kriminale qeveri me në krye Edi Ramën po përdor tiraninë e varfërisë kundër jush, kundër qytetarëve të thjeshtë.

Të dashur miq, parafolës këtu theksuan çështjen e rrogave dhe të pensioneve.

A ka gjë më dramatike se sa ngrirja e pensioneve për 10 vite me radhë, në një kohë kur çmimet jo gjatë 10 viteve, por vetëm 4 vitet e fundit, janë rritur me 40 përqind.

Pensionet e 670 mijë burrave dhe grave, që kanë shkrirë jetën e tyre për një Shqipëri tjetër, kanë mbetur aty ku ishin.

A nuk është kjo një qëndrim çnjerëzor? Një përçmim ekstrem ndaj këtyre burrave dhe grave si qenie njerëzor, ndaj dinjitetit të tyre?

A nuk është kjo një grabitje e tmerrshme në kurriz të tyre?

Por çfarë ndodhi, cila është arsyeja që të ngrihen pensionet, që të ketë zero rritje pensione për 10 vite?

Për ç’motiv, ku e bazon Edi Rama këtë pashpirtësi ekstreme?

Mungojnë paratë? Jo, absolutisht. Jo dhe jo.

Në vitet 2005-2013, pensionet e ulëta u dyfishuan. Pensionet e tjera u rritën me 80 përqind. Ndërkohë me fonde publike u ndërtuan dhe u rindërtuan 11 mijë kilometra rrugë, u ndërtuan dhe rindërtuan 1300 shkolla, u dyfishuan rrogat e punonjësve.

Atëherë çfarë ndodh, në një kohë kur taksat ky regjim i dyfishoi, ku shkojnë këto para?

Këto para vidhen dhe vetëm vidhen.

Prandaj të dashur pensionistë, mendoni njëherë për veten tuaj.

Pavarësisht nga botëkuptimi që mund të kemi, por t’u lësh ju sot me zero rritje pensioni dhe të rrisësh 100 përqind rrogat e ministrave, deputetëve, zyrtarëve të lartë, a nuk është kjo një krim i shëmtuar, a nuk është kjo t’u përcjellin ju sa më parë nga kjo botë për mungesë ilaçesh dhe ushqimi.”, tha Berisha.



2 Comments

  1. Kurre me pare ne historine e shtetit shqiptar nuk ka pasur nje qeveri dhe nje kryeminister

    kaq te pandjeshem, kaq shpirtkazme, kaq dashakeq ndaj njerzve. Si munden keta qe luksin

    e tyre te shfrenuar dhe jeten e tyre prej sheikesh ta ndertojne mbi mjerimin ekstrem

    te shqiptareve ,si mund te kete ne zyrtar kushdoqofte pagen sa 50 pensione, si mundet

    qe qeveria nuk i ben mbledhjet ne zyrat e kryeministise por i kthen ne ahengje neper motele,

    hotele e plazhe ku nen avijt e alkolit e te droges marrin vendim per te perkeqesuar jeten tone.

    Kjo qeveri dhe ky KM mund te kete forcen sot per sot per te qendruar, por nuk ka as piken

    me te vogel te moralit per qe qendruar as nje dite, as nje sekond. Ajo nuk eshte qeveria e jona

    por pushtuese e jona.

  2. Nuk duam rritje te pensioneve se keshtu i behet qejfi Sales. Ne bar hame dhe partine nuk e tradhetojme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *