• |
ide | kryesore

Nuk u ftua Greqia/ “Kathimerini”: Paturpësia në hapjen e bazës së Kuçovës

Arkiva, Lajme, Të fundit
kathimerini



“Tregues i kthesës që kanë marrë marrëdhëniet dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe tronditjeve të shkaktuara nga dënimi i kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ishte mungesa e përfaqësimit të Forcave të Armatosura të Greqisë, konkretisht të Forcave Ajrore në hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë”. Kështu nis një shkrim i gazetës së njohur greke “Kathimerini” që i ka kushtuar vëmendje asaj që ndodhi të hënën me bazën e Kuçovës.

“Ish-aeroporti sovjetik u rihap të hënën e kaluar pas përfundimit të një programi ambicioz modernizimi në bazën, e cila dekada më parë strehonte MiG-ët sovjetikë. Informacionet tregojnë se kostoja e punimeve ka arritur në 50 milionë euro dhe është financuar nga fondi i Aleancës së Atlantikut të Veriut. Domethënë nga shtetet anëtare të NATO-s, përfshirë natyrisht, edhe Greqinë.

Në ceremoninë e hapjes, avionë italianë Eurofighter u ulën në pistë, pasi Roma merr përsipër patrullimin e hapësirës ajrore të Shqipërisë për 15 ditë çdo muaj. Por 15 ditët e tjera janë përgjegjëse për policimin (NATO Air Policing) e Hapësirës Ajrore të Tiranës pikërisht Forcat Ajrore Helenike. Avionë F-16 nga Volosi dhe Aghialos fluturojnë në intervale të rregullta mbi Shqipëri dhe vihen në gatishmëri për emergjenca, si operacionet e shoqërimit ose përballja e ndonjë kërcënimi asimetrik nga ajri” – thuhet në shkrimin e “Kathimerini”.

“Pra, ndërkohë që Roma ishte e përfaqësuar në një nivel të lartë, pasi përveç gjuajtësve EF-2000 ishte i pranishëm edhe ministri italian i Mbrojtjes, Guido Croceto, thuhet se Athina nuk ka marrë një ftesë, pavarësisht se merr pjesë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Shqipërisë, ashtu si edhe Italia. Burime kompetente e cilësojnë ngjarjen si një “paturpësi” duke vënë në dukje se edhe nëse do të ishte ftuar pala greke, gjendja e marrëdhënieve mes dy vendeve nuk do të lejonte praninë e zyrtarëve apo avionëve ushtarakë” – thuhet në shkrim që bën më pas edhe krahasimin me prezencën turke në këtë ceremoni.

“Në Kuçovë, megjithatë, prania e Ankarasë ishte e shtuar, pasi u prezantuan 3 dronë të armatosur të tipit Bayraktar TB2, të blera së fundmi nga Shqipëria në Turqi, të cilat do të vendosen përgjithmonë në këtë bazë” – thotë shkrimi që më pas bën një pasqyrim të bazës.

“Kuçova ndodhet afërsisht 80 kilometra në jug të Tiranës dhe pritet t’u shërbejë nevojave të aleancës për transportin e aseteve dhe sistemeve, operacionet dhe aktivitetet e trajnimit. Kjo do të thotë se ushtarët grekë do të mundësi të përdorin pistën nëse u kërkohet. Në fund të fundit, si pjesë e stërvitjes aleate (Tango Scramble), pilotët e Forcave Ajrore ndjekin një skenar uljeje të detyruar (një teknikë ku piloti ka mundësinë të zgjedhë një aeroport ose mund të shkojë më shpejt aty si aeroporti më i afërt) duke bërë një kalim të ulët mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Për vite me radhë, Greqia dhe Italia kanë patrulluar hapësirën ajrore të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, me përgjegjësi të ndara çdo dy javë. Për Greqinë, prania ushtarake në rajonin kritik të Ballkanit është një prioritet absolut dhe vepron si një kundërpeshë ndaj ndikimit gjithnjë në rritje të Ankarasë. Pak muaj më parë, Athina dhe Sofja filluan diskutimet në nivel diplomatik, në mënyrë që Forcat Ajrore të marrin përsipër kontrollin e hapësirës ajrore të Bullgarisë, derisa vendi të sigurojë një flotë moderne avionësh luftarakë” – thuhet në shkrimin e “Kathimrini”. ©Përshtati në shqip LAPSI.al



19 Comments

  1. Na cane karin keta jevgjit neo grek bashke me lapsin e karit qe ngeli duke postuar cdo gje qe thone jevgjit e greqise.

    Neo greket Jane jevgj pa rendesi.

    Kaq e thjeshte eshte.

    1. SA SHUM E FUNDOS NJERIUN ZILIJA DHE PADITURIJA ,ANTIVLERA DHE EGOJA PER PUSHTET PARA ,,VERTET GREKERIT DERI TANI ISHIN TE PARET NE PERFITIM NDAJ NESH ,POR TANI DALIN TE PARET NE RRESHT PO TE NUMROHEN NGA FUNDI thotë:

      PER CFAR TE THIRRESHIN GREKERIT NE CEREMONIN E HAPJES SE KUCOVES TE INDUSTRIS SE ARMATIMIT APO CDO GJEJE ME INTERES KOMBETAR KJO ESHTE ZGJUARSI MERIT ,KRENARI AFTESI SHQIPTARE PAVARSISHT SI ORGANIZOHET NGA ZILIJA FRIKA KRYEMINISTRI GREK FILLOJ DIPLOMACIN PASI CELSI SUKSESIT ISHTE DORZUAR SHQIPTAREVE ,VRAP PER TE PROJEKTUAR LEVIZJET MES BUDALLALLEKUT , TIRANIS DHE ,STRATEGJIS PER NE UKRAHIN E NGA TE MUNDET POR GARA KISHTE PERFUNDUAR NE ANEN SHQIPTARE , POR DHE PER VIZIONIN GREKERIT NGELEN TE FUNDIT PASI TANI PARAKALOHET ME FORMIM VLERA GJE QE GREKERIT NUK E KAN KET LLOJ INTELIGJENCE KOHA ,ME ANGAZHIMET QE NJERZVE QE KAN NE MENYRE TE MERITUAR I JEP VLEREN SEJCILIT ,NA VJEN KEQ PER GREKERIT QE NE MENYRE TE PAMERITUAR PERFITUAN NE KURRIS TE SHQIPTAREVE ,DUKE I GJUNJEZUAR NE SY TE BOTES POR TANI BOTA SHEH VLERSON PERKRAH ,NE MENYR TE MERITUAR GREKERIT NUK JAN VON TE NDRYSHOJN MENTALITET DHE QENDRIM NDAJ KOMBIT SHQIPTAR SA NUK JAN FUNDOSUR PERFUNDIMISHT NGA MADHKIMET MEKATET NDAJ SHQIPTAREVE

    1. Këtyre “atdhetarëve të mëdhenj” që flasin vetëm për propagandë!!! Italia dhe Greqia ishin që në fillim dy ushtritë që dhanë një ndihmesë të çmuar në organizimin e ushtrisë shqiptare.
      Pra nuk e keni idenë se çfarë flisni duke i dalë në mbrojtje një antishqiptari si Rama!!
      Një organizim krejt partiak.
      Opozita nuk ftohet dhe ata 4 deputetët e komisionit të sigurimit i lanë pa vënde. Përfaqësuesi e shtetit grek nuk i ftuan siç i be me Italinë!!!
      A nuk është ky mentalitet komunist. Armiqtë e brendëshëm e të jashtëm nuk kanë punë këtu.
      Ajo opozitë që kur ishte në pushtet bëri të mundur anëtarësimin në NATO e fuqizimin e ushtrisë si ushtri bashkëkohore duke hedhur dhe planifikuar që kjo bazë ushtarake të kthehej pjesë e Natos.
      Për ish komunistët gjithnjë kanë cilësua sukses vetëm periudhën e sundimit të tyre.
      Të tjerët nuk ekzistojnë.
      Amerika për t’a është tashmë BS e Italia një anëtare e paktit të Varshavës!!!!

      1. Politikat perjashtuese jane karakteristike e komunisteve. Historia fillon me ta. Ne fakt e kam fjalen per liderin global, se per te tjeret si ne qeveri si ne PS, as qe ia vlen te flasesh. Nje turme sklleverish qe vetem ngre doren, miraton ligje per te vjedh shqiptaret dhe majmet e pasurohet.

      2. Ja dhe vllau grekeve. U bere grek per inat te Rames dhe ti. Gjeni lloj lloj preteksesh per te justifikuar mbrojten ndaj nje agjenti te sherbimeve sekrete greke. Idjotet e dobishem te Saliut.

  2. nuk duhet te habitemi kur te na ndollin dicka qe sna pelqen nga angazhimet tona ,te themi jan te pamerituara ,pasi gabimi padrejtesija nuk u kriju smund te quhet dhe nuk funksionon si sukses,por e kunderta thotë:

    ceshtja grekerve tashme eshte si femija ne shkolle ku drejtori shperndan fletlavdrimet per sjellje dhe dituri dhe nuk perfiton shkon ne shpi duke qar dhe prindi i thot cfar ke qe qan femija i pergjigjet ,shum moren fletlavdrim dhe mua sme dhan prindi duke i ditur rrjellen i thot mos qaj biro do ta vendosim nje leter me mbishkrime te mira per ty ne krye te rruges si lagje femija gezohet ,

  3. Me sa di une baza e Kuçoves eshte nen kontrollin e SHBA e Natos. Greket ta kerkojne mos ftesen e tyre te SHBA jo te Shqiperia.

    1. Nuk është në kontroll të Amerikës or Astrit!!!
      Mos dija ju bënë të thoni mbrockulla!!!
      Është bazë ushtarake e Natos dhe jo e Amerikës.
      Organizimin e ka bërë antishqiptari Rama dhe u kuptua si i bëri.
      Siç duket je i ri në moshë ose je i vetëdijshëm për ato që thua.
      Atëherë pse Italia e ftuar dhe Greqia jo!!!
      Të janë dy vëndet që kanë ndihmë të madhe ushtrisë tonë.
      Dhe këtë e them me siguri sepse në kontakte direkte me ta në aeroportin e Rinasit ku kam punuar nga 90 deri 96.
      Avionët ushtarakë grekë vitin periodikisht që kur ishte qeveria Nano 91 -92 e pastaj kur ishte qeveria e PD.
      Vinin të mbushura me materiale e me specialistë të lartë që qëndronin për riorganizimin e ushtrisë.
      E kam pasur rastin të bisedoj si me ata ushtarakë grekë e ata shqiptarë dhe shikoja një bashkëpunim aq miqësor që ishte për t’u admiruar!!!
      E pastaj hapësira ajrore shqiptare ruhet nga Greqia e Italia që ju është vënë si detyrë nga NATO.
      Atëhere pse s’u ftuan autoritetet greke??
      Thjesht antishqiptari Rama është një Enver i dytë!!!

  4. Keta ankohen pse nuk u ftuan pastaj thon edhe po te na kishin ftuar sdo kishim ardhur. Me nje fjal po ankohen qe nuk ju dha mundesia te refozonin ftesen. Bythqira si Bejleri dhe si ata qe e mbeshtesin

    1. Armiku i popullit
      Greqia se ka problem Italine
      Historia ka treguare qe greket ne luften e dyte boterore
      Italane Cemer e Shqipetare
      I zune me skelma dhe nga kalipaqi e ne tepelene llogora iknom si te mare dhe ata we shpetonin binin neper rrepira
      Kejo esht historia e luftes itallo shqipetare me Greket

    1. Tamam. Nuk flet me njeri per Saliun, e harruan aty ne papafingo, kaloi ne plan te dyt, e kan mendjen te Bejleri . Ca gallate. Merr me shum lek nga greket Bushati sesa nga Saliu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *